Bejdo Malo: Vizita e Erdogan ishte një axhendë personale e Ramës

288
Sigal

Nga Bejdo Malo/

Përfundimisht mund të thuhet me bindje të plotë se vizita e Erdogan në Shqipëri ishte një vizitë me axhentë tërësisht personale me mikun e tij të ngushtë Edi Rama dhe miken e tij të ngushtë Lindita Nikolla. Kjo vizitë thelloi dhe ndau në mes Republikën dhe shtetin e Shqipërisë. I shërbeu vetëm atyre që drejtojnë qrverinë dhe asgjë më shumë. Kjo vizitë së pari kishte një axhendë me detyrim përcaktim nga Rama, duke nxjerrë me këtë vizitë inatet personale të tij. Duke bërë radiografinë e kësaj vizite Erdogan anashkaloi instutucionin e Presidentit që është simboli i kombit shqiptar. Ndaj të gjitha ato që tha Erdogani se jemi vëllezër dhe me miqësi të përjetshme kthehen në përralla. Si mund të jetë axhendë normale e një Presidenti qoftë dhe atij të Turqisë kur ai e përqëndron tërë axhendën tek KM. Tërë axhenda binte erë qepë. Kjo u duk në tërë përmbajtjen e fjalimeve. Dhe të kërkesave absurde të Erdogan për legjenda me Feto, me Gylenistë duke mos lënë asnjë strukturë shtetërore dhe private në Shqipëri si të lidhura me Feton. Në thelb ai zhvleftësoi dhe tërë mikpritjen e miqve të tij të ngushtë Rama-Nikolla, me kërkesat që bëri. Por Erdogan dëshmoi se kërkon që në krye të Komunitetit Myslyman të jetë një njeri i tij dhe jo ata që janë. Këtë e dëshmoi lënia në mes e investimit për xhaminë e madhe. Imam mik të tij quan vetëm Imamin e xhamisë së Hetem Beut në qëndër. Tërë atë përulje katolikja Nikolla e ka servulizëm ndaj Ramës dhe jo kortezi dhe politesë me Erdogan. Kjo dukej shumë qartë. Data e vizitës lë shumë për të dëshiruar sepse data 17 janar është një datë tjetër e shenjtë për shqiptarët. Ndaj tërë vizita e Erdogan ishte një axhendë personale, përjashtuese injoruese për Republikën e Shqipërisë, e mirëokestruar nga KM. Dhe sa për atë se sa e ka nduhnuar Shqipërinë, Turqia mjafton të shikosh bilancet e import-eksportit me Turqinë. Është diskriminuese për Shqiprinë. Për çdo lirë turke të sjellë në Shqipëri turqit marrin 10 lira që i shpien në Turqi.