‘Basha ushqim për memexhinjtë’/ Shkullaku: Shqiptarët qeshin! E katandisi PD-në më keq se në 1997

307
Sigal

Analisti Armand Shkullaku, foli për situatën politike në Partinë Demokratike dhe pozitën ku gjendet Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve dhe përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

I ftuar në emision Shkullaku tha se sot Basha është ushqim për ‘memexhinjtë’ e rrjeteve sociale dhe se shqiptarët “qeshin me personalitetin e tij”.

Shkullaku: A është Basha më me dinjitet dhe i respektuar nga shqiptarët sot? Unë them jo. Personaliteti i tij është ushqim i parë për memexhinjtë. Shqiptarët qeshin.

Çfarë qëllimi ke? Nëse ke qëllimin të bëhesh delenxhi…Ky njeri, pra a është më i respektueshëm dhe besueshëm për shqiptarët? A e nxjerrin sondazhet më lart sesa ka qenë apo shumë poshtë? PD-në e mori kaq (të madhe) dhe po e bën kaq (të vogël).

Nëse kjo quhet zgjuarsi, qëndrueshmëri, inteligjencë, birkurvëllëk, atëherë këtë mund ta bëjë çdo njeri. Pra, fakti që dikush nuk merr përgjegjësi dhe nuk largohet, por prodhon humbje tjetër dhe çan partinë, nuk është zotësi. Këtë mund ta bëjë çdo njeri.

Basha sepse ka përfituar nga hija e Berishës. Të thoshte një njeri që e katandisi partinë më keq se 97′, nuk mund të rrijë më. Duke patur garancinë që ka mbrapa babain politik, që mishin do ja hajë por kockën do ja ruajë, ai del dhe thotë, lufta sapo ka filluar. Por, tani babain nuk e ka më. Ai (Berisha), ka treguar në shumë raste, që të fërkon dhe pastaj të lëshon. Babai mbështet djalin e fortë që bëhet shtyllë e shtëpisë, jo dikë që nuk është i zoti.