Av. Bledi Dervishaj: Si i shpëtoi reformës ku luajnë fate të mëdha krijimi i një sistemi për gjurmimin elektronik të procedimeve

Çdo akt administrativ, apo dhe vendim gjyqësor ka ekstremitet e nevojshme që e bejnë atë një akt të identifikueshëm dhe të vlefshëm nga pikëpamja formale, si psh numri i protokollit, data, numri vendimit, numri regjistrit themeltar, etj, etj.

Të vetmet akte që nuk kanë numër protokolli, pra nuk regjistrohen, apo më saktë nuk identifikohen se kur realisht janë hartuar dhe nënshkruar, janë aktet e organit të akuzës, pra aktet individuale që merr/nxjerr Prokurori.

Sigal

Psh:

– Urdhëri per regjistrimin e emrit të personit në regjistrin e njoftimit te veprave penale;

– Vendim për caktim eksperti;

– Vendim për zgjatje afati të hetimit;

– Vendim për marrjen si të pandehur dhe njoftimit të akuzës;

– Njoftim për përfundimin e hetimeve;

– Vendim për pranimin ose jo të kërkesave/memove të personit nën hetim:

– Kërkesa për dërgimin e çështjes për gjykim.

Etj, etj.

Si ka mundësi që 33 vjet demokraci me qindra miliona euro ndihmë dhe ekspertizë vendase ndërkombëtare, nuk u bë e mundur krijimi apo harmonizimi i një sistemi për regjistrimin, administrimin, dhe gjurmimin elektronik të akteve të procedimit penal nga momenti i referimit nga policia apo individi deri tek vendimi gjyqesor i formës së prerë.

Nëse kjo do bëhej, atëherë dhe monitorimi apo verifikimi i rregullsisë së punës së një Prokurori apo Gjyqtari, do bëhej direkt nga zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Do kishim Prokuror e Gjyqtar më të pëgjegjshëm, dhe procedime penale më të rregullta.

Si i shpëtoi reformës ky detaj, në dukje kaq i parëndësishëm, ku luajnë fate të mëdha?!!!