Andi Bushati: Ambasadorët e paguar nga Rama i bëjnë presion Bashës sa herë bën status Berisha

310
Sigal

Analisti Andi Bushati ka theksuar se opozita nuk duhet të pranojë zgjedhjet dhe të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë faktet dhe të zbardhet gjithçka në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.

Bushati hodhi akuza të forta se Edi Rama paguan ambasadorët që t’i bëjnë presion Lulzim Bashës sa herë që bën status Sali Berisha. Ai tha se nuk duhet të shkojë në parlament derisa të zbardhet e vërteta e manipulimit të këtyre zgjedhjeve, madje nuk duhet të ketë komunikim me asnjë ambasador që blihet nga kryeministri Rama.

“PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të paguar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës. Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i policisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kamikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë policia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë votë dhe e blen Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament”,- tha Andi Bushati.