Akademiku Artan Fuga: Qyteti im dikur i dashur, Pis!

739
Sigal

Për të ardhur keq, gjendja me plehrat në qytetin tim. Kultura e një pjese të banorëve lë për të dëshiruar! Kazanët e plehrave shumë larg banesave. Koshat e plehrave nëpër rrugë shpesh shumë të vegjël. Higjiena dhe dezifenktimi i vendeve të plehrave, në ditë të hallit, vjen një aromë e papërballueshme. Larja me ujë e rrugëve është harruar. Dezifenktimi i fundeve të trotuareve, as bëhet fjalë. Trupat e pastrimit hyjnë rrallë e më rrallë nëpër lagje. Makinat e mbledhjes të plehrave shumë të mëdha nuk hyjnë dot nëpër lagje. Karrocat vogla me mbledhës plehrash nuk shihen më. Orare për të ditur se kur mblidhen plehra nuk bëhet fjalë. Kazanë ku të seleksionohen plehrat plastike, qelqi, letre, nuk funksionojnë. Krasitja e pemëve dhe pastrimi i tyre, në ditë të hallit. Brenda pallateve, një turp i vërtetë; pluhur, letra, mbeturina gjithandej. Një lule nuk sheh në qytet! Veturat e palara. Tregjet fshatare tregtojnë pothuajse në tokë. Pak vëmendje, ju lutem bashkëqytetas, bashkiakë, këshilltarë, ta mbajnë pastër qytetin tonë shumë të pisët!

Qyteti im pis!

Qyteti im pisanjos!