Akademik Artan Fuga: Vini në kushtetutë se kryeministri, cilido qoftë, nuk mund të zgjidhet më shumë se një herë, dhe gjithçka vihet në vend!

Kot vijmë rrotull me reforma, antireforma, hapje kapitujsh, mbyllje novelash, jo bëhet Shqipëria jo nuk bëhet, jo molotova, jo italianë, jo gjermanë, e më the e të thashë.  E vërteta është shumë e thjeshtë.

Vini në kushtetutë se kryeministri, cilido qoftë, nuk mund të zgjidhet më shumë se një herë, dhe gjithçka vihet në vend!

Sigal

Vini në kushtetutë që kryetari i cilësdo parti që në zgjedhjet e radhës nuk fiton detyrimisht e lë mandatin.

Vini në Kushtetutë se askush nuk mund të mbajë më shumë se dy funksione në shtet dhe në administratë, as nëpër borde, këshilla, etj.

Dhe do të shihni sesi brenda 2 deri 5 vjetëve do të jemi së paku si Slovenia!

Kaq e thjeshtë është zgjidhja! Mos e vrisni mëndjen shumë nëpër simpoziume, kongrese, tre fjali duhen!