Agim JAZAJ/ Kush i mbron  zaptuesit dhe e qendrave shëndetësore dhe kopshtin e fëmijëve në Vlorë?!

565
Sigal

Kush i mbron abuzuesit dhe pushtuesit e godinave të institucioneve Shëndetësore dhe Arsimore në Vlorë? Kush u ’a ka dhanë pushtuesve këto hapësira të kthyera  në shtëpi banimi, pa pasur asnjë lidhje. Kush u’ a ka lënë këto Prona këtyre Pushtues- Zaptuesve?

Kush ishin apo janë ata zyrtar që mbrojnë këta abuzues, dhe mund të ketë marrë ryshfete!?. Me emër e mbiemër të plotë, janë evidentuar dhe denoncuar, në dhjetëra shkresa zyrtare dhe janë bërë të njohur pushtuesit dhe zaptuesit e Qendrës Shëndetësore të lagjes “24 Maji” etj.: Robert Memajdini, Fatbardh Almuça dhe pushtues zaptuesi i kopshtit në pallatin 1215, kati i parë Dabo Kasmi, të përcjellë nëpër shkresa me nr. prot. e datë nga rajoni nr 4, institucionet shëndetësore dhe të Shëndetit Parësor, Spitali rajonal etj., në drejtim të Bashkisë dhe organeve të tjera zyrtare lartë për të ndërhyrë, për të çliruar edhe këto institucione të pushtuara qysh prej vitit 1997. Mirëpo zaptues, ndërtues e pushtuesit të territorit, rrugës, truallit etj., na kanë zënë veshët, kemi lexuar dhe nëpër rreshta të shtypit shpesh, edhe këto ditë për ruspimin e vonuar dhe të domosdoshëm! Por pushtues e zaptues të institucioneve shtetërore, si në këtë rast, të zaptuara prej vitit 1997, nuk molloisen dhe ngrenë supet edhe në Bashkinë e Vlorës, në institucionet e tjera vendore. Qeveria e “Rilindjes “deri më tani shprehen dhe qytetarët vlonjatë: Se nuk po bënë asnjë kompromis me zaptuesit e territoreve publike, por a mund të falet ky korrupsion i hapur dhe erë rëndë që po mbyt vlonjatët për më se 17 vitesh, ditën me diell e në mes të Vlorës së “Rilindjes” dhe sot e kësaj dite?! Në vitin 1997 tregojnë edhe shkresat e shumta, përcjellë nga Institucioni i Shëndet Publik rajonal, Rajoni nr.4 i Bashkisë, po dhe zëri i qytetarëve është ngritur: “Se Barbarët në vitin 1997 pushtuan Ambulancën, Qendrën shëndetësore të lagjes “24 Maji” etj., nga R. Memajdini e F. Almuça, po dhe Kopshti i Fëmijëve në Pallatin e madh 1215, përballë ish- ambulancës së Lagjes, ku ishte edukatorja e njohur R. Xheferaj, i cili ka funksionuar prej vitit 1985, ka edukuar breza të vegjlish, kohë, kur u ndërtua dhe pallat përkatës shprehen organet e pushtetit lokal në dërgesat e tyre dhe qëndron i pushtuar nda “ish- pronari” Dabo Kasmi! Me të drejtë pyesin edhe zyrtarët, sa dhe të shokuar:  “Kush qëndron pas këtyre Zaptues Pushtues të objekteve, shtetërore? Kush ka marrë ryshfet, sikur t’i kishte pronë të tyre? Kush fshihet pas këtij abuzimi, qysh prej vitit 1997?”,- shprehen të shqetësuar edhe drejtuesit e rajonit përkatës, drejtues të institucioneve shtetërore dhe qytetarë të thjeshtë. Kryeministri Rama i vendosur për Stop Rrënimin dhe Zaptimin, po dhe për ‘Stop’ pushtimin duhet të veprojë me shumë vonesë, të çlirojë edhe këto institucione nga këta pushtues- abuzuesit e djeshëm edhe për  zaptimin e godinave shtetërore dhe institucioneve shtetërore. Qeveria Rama po merr edhe koston me vete qysh nga Velipoja, Ksamili, Poliçani, Fieri, Tirana, Vlora qoftë dhe me humbjen e disa votave nga kutitë e votimit, por edhe një analizë e thjeshte dhe nga një njeri i zakonshëm rezulton se: “Përballë këtyre humbjeve  të votave të ndotura, do të jenë shumë pak, vetëm të pushtues zaptuesve e Kusarëve të  Institucioneve, Por përfitimi i shumë e më shumë votuesve, votave të pastra të Rilindjes, do të jenë shumë e më shumë, të votuesve që kërkojnë shtetin në shërbim të qytetarëve, shtetin që e votuan mbi 1 milion shqiptarët”.  Ky abuzim, pushtim institucionesh prej vitit 1977, është edhe mostra më e shëmtuar, e cila po e shëmton çdo ditë e më shumë aspiratën e qytetarëve vlonjatë. Abuzuesi me pushtetin dhe korrupsioni i shpalosur, duhet ndëshkuar një sahat e më parë si dhe në këtë rast! Këtë e kërkon qytetaria shqiptare dhe vota e vlonjatëve e dhënë në favor të Qeverisë “Rama”, të Rilindjes!