Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova përballë njeri – tjetrit

624
Dilaver Goxhaj

A e shihni Skënderbenë?
mbren’ e mirë, trim e burrë?
U përpoq për mëmëdhenë,
pa s’i vdes emëri kurrë.
Skëndërbeu është i gjallë,
rron e mbretëron për jetë,
kjo fjalë s’është përrallë
ndaj t’urtit është e vërtetë.
Naim Frashëri: “Histori e Skënderbeut”
Në 5 marsin e këtij viti mbushen 20 vjet nga Lufta e Prekazit dhe rënia heroike e Adem Jasharit dhe e 55 pjesëtarëve të tjerë të asaj familjeje. Një rast unik në historinë botërore, ku një familje e tërë, në një unitet mendimi dhe veprimi të jashtëzakonshëm lufton si një trup i vetëm dhe e gjithë bie theror për çlirimin dhe krijimin e një shteti – Kosovës. Lavdia e asaj vdekjeje me qëndrueshmëri, në periudhën kur politikanët shqiptarë kishin filluar të zhyteshin në llomin e kompromiseve me pushtuesin, tregoi se ajo ishte rrugëdalja e vetme për t’u çliruar Kosova nga pushtimi serb; ai heroizëm ishte një përmbysje historike e madhe sepse njerëzit, më në fund, e gjetën të fshehtën e rrugës drejt lirisë. Gjithë veprimtaria ilegale e deriatëhershme e Adem Jasharit dhe e asaj familjeje s’ishte gjë tjetër veçse një punë pa bujë e një propagandë pa qëllime publiciteti, në kundërshtim me thirrjet e shpeshta publike të politikanëve të Kosovë të cilët i thoshin popullit: Rrini urtë e mos u ndjeni se lirinë na e kanë premtuar të na e sjellin. Pas Luftës së Prekazit ata që e ndjenin veten shqiptarë e ndërprenë hyjnizimin e rezistencën paqësore, e flakën tej atë. Data e 5 marsit 1998 ka dy ngjarje të rëndësishme brenda saj: është edhe vdekja biologjike e Adem Jasharit, por edhe LINDJA e përjetshme e tij. Si i tillë, Adem Jashari është një vigan që si ditëlindje të tij do t’i njihet data e vdekjes biologjike të tij, nëse do të perifrazonim një thënie të Niçes. Njerëzit shumë të famshëm janë gjithnjë në jetë që është e vetmia jetë e denjë për t’u quajtur me këtë emër, shprehej Ciceroni. Dhe prej asaj date Adem Jashari do të jetoi përjetësisht, që do të thotë se atë ditë që Ai ra në betejë, atë ditë dhe “Lindi”. Edhe shtetet për ditëlindje të tyre kanë atë datë kur përfundon lufta e rënies heroike të mijëra e mijëra dëshmorëve idealistë të tyre. Pa rënë theror dëshmorët për lirinë e atdheut, nuk ka ditëlindje të një shteti. Kështu ndodhi edhe me Kosovën. Ditëlindja e një….



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf”