Xhevat MUSTAFA: Drejtësia apo absolutizmi…?

 

…Ndryshe nga sa ka ndodhur në plot vende të BE-së e tj, në Shqipëri, sidomos në këta 12 vjet të qeverisjes prej Edi Ramës, ai vetë, zv. kryeministrja Linda Balluku, disa ministresha dhe drejtorë dhe drejtoresha, nuk e çojnë ndërmend dorëheqjen, edhe kur dosjet e abuzimeve dhe të korrupsionit të tyre e të vartësve, janë bërë stiva të lartë…

Sigal

 

Prej vitesh, por sidomos pas rasteve OltaXhaçka, FridaKrifca, Linda Balluku, Orges Agasi … është bërë e qartë se “reforma në drejtësi”, e investuar shumë shtrenjtë dhe e reklamuar tej mase nga burime ndërkombëtare dhe shqiptare, nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara e të pritshme…Edhe arrestimet e një numri të madh pushtetarësh dhe politikanësh të lartë e të mesëm, përmbyllur me dënime të ulëta me burg vipash apo bosësh, pa i prekur, nga themelet deri në majë të çative, tek pasuritë e shumta e të mëdha, në dhjetëra miliona euro e dhjetëra hektarë, në qindra apartamente, vila, pallate si pasuri të patundshme, kanë qenë më shumë për efekt shurdhues, mjegullues, mashtrues…Shumica e tyre kanë dalë nga burgjet më të pasur se ditën ku janë futur. Edhe me pallate të përfunduar dhe nisur nga shfrytëzimi, me ambiente të blerë ose marrë me qira të majme, me çmime metri katror rreth dy herë më të lartë se 5 vjet më parë!? Merret me mend arsyeja pse shumica e këtyre “viktimave” të “reformës në drejtësi” dhe të dënuar nga qeveria dhe kryeministri i tyre i zemrës, nuk u mbajnë inat e mëri, sa ti braktisin në betejën e ardhshme elektorale!? Nënkuptueshëm, shumëkush ka arsye të mendojë dhe dyshojë edhe për një marrëveshje të pashkruar: “mos na keqkuptoni që po lejojmë të dënoheni dhe burgoseni me pak vite dhe ca humbje për ju, individualisht dhe familjarisht, nga fitimet dhe pasuritë! Shembujt e juaj na japin kurajë e gojë tu mburremi shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për sukseset e mëdha të “reformës në drejtësi”!? Skandali me zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me një dhomë vile apo apartamenti të saj plot me dosje korrupsioni, përpjekjet e kryeministrit Rama, kapur si i pragmbyturi apo mbështetur fort, jo pastër e bindshëm, nga Gjykata Kushtetuese, për të shtyrë sa më gjatë në kohë zbatimin e vendimit të SPAK, po shpreh apo dëshmon, njëherazi, pushtetin absolutist kryeministror në majën e “piramidës” së drejtësisë në Shqipëri dhe boshësinë, cektësinë apo falsitetin e “reformës në drejtësi”. Bashkëpunimin rreth 12 vjeçar me Edi Ramën si zëvëndëse e tij jo vetëm në qeveri, si firmosëse dhe vulosëse e shumë vkm-ve në mungesë dhe vend të tij, Linda Balluku po e përdor me zgjuarsi e ligësi. Në radhë të parë, në të mirë të vetes, për të fshehur sa më shumë pasuri, gjurmë, fakte korrupsioni; për t’iu dëmtuar sa më pak fëmijët, motra, klani…! Pastaj, në dëm të Edi Ramës, duke e nxjerrë atë bashkëpunëtor e bashkëfajtor!? Kuptohet se nuk i shkon as ndërmend të ndjenjë pikë keqardhjeje për partinë, që i fali plot pushtete dhe shansin të grumbullojë për mbi 1.000 vjet një pasuri, që vështirë se e zotërojnë edhe mbretëresha mbretërishë disa shekullore e me shtrirje kolonishë në 2-3 kontinente. Nga sa ka treguar me vepra, veprime, firma e vula, me fjalë në zyra, media, parlament…, ajo nuk ndjenë pikë mëshire as për imazhin e qeverisjes socialiste dhe të shtetit shqiptar, të drejtësisë së tyre. Domethënë, as për gjysmën e Gjykatës Kushtetuese, që po e mbron shoqen, mikeshën, “SHEFEN”… edhe më shumë se veten…!? As për Shqipëri dhe për shqiptarë, rreth 40% e të cilëve mbijetojnë me pensione mujore sa ka blerë dhe blenë ajo një palë pandofla, sutjena, brekë…! Për t`u bindur se sa unikal, subjektiv, autoritarist, absolutist… është Edi Rama për mbrojtjen si sytë ballit apo si mendtë e kresë të disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt apo #më të shtrenjtë për atë”, jo financiarisht, por nga “thesari me sekrete”(me firma e vula) që dinë dhe ruajnë, mund t´u referohemi një bollëku faktesh nga disa vende të afërt e të largët të botës. Kështu:                                                     -PatrickGraichen, një nga këshilltarët e ministrit të Ekonomisë në Gjermani, Robert Habeck, ka dhënë dorëheqje, më 17 maj 2023, pas akuzave se ka ndërhyrë për të vënë motrën e vet në krye të Agjencisë gjermane të Energjisë.                                                                                                                                                    -Më 11 janar 2021, ChristineAschbacher, 37 vjeçare, Ministre e Familjes dhe Punës, ka dhënë dorëheqjen nga kabineti i kancelarit të Austrisë, SebastianKurz, me akuzën publike për plagjiaturë në punën e vet shkencore, sepse, “nuk ka renditur si duhet burimet që ka cituar në punimet e saj..”                                       -Më 29 dhjetor 2025,ish-zonja e parë, KimGeun-hee) e Koresë së Jugut, u dënua për pranim ryshfeti në formën e mallrave luksoze në vlerën e 200 mijë dollarëve… -Pas dorëheqjes nga funksionet publike të ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANS) dhe këshilltar i presidentit për sigurinë, DejanVukshiç, në fund të vitit 2025, në ditët e fundit të janarit 2026 jep dorëheqjen për motiv moral edheMirjanaPajkoviç, drejtoreshë në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në qeverinë e Malit të Zi, siç deklaroi ajo, “si akt përgjegjësie personale, për të mos dëmtuar institucionin që përfaqësonte”…!Këto shembuj janë të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin apo mesazhin senë vende me nivele të larta emancipimi qytetar dhe politik, demokracie, drejtësie…pushtetarë të lartë dënohen ose japin dorëheqje edhe për vogëlsira, për shkelje ligjore e morale apo për abuzime financiare minimale, të cilat janë qesharake për Linda Ballukun dhe shoqe e shokë të saj…Ndryshe nga sa ka ndodhur në plot vende të BE-së e tj, me standarde të larta shtetesh ligjorë, në Shqipëri, sidomos në këta 12 vjet të qeverisjes prej Edi Ramës, ai vetë, zv. kryeministrja Linda Balluku, disa ministresha dhe drejtorë dhe drejtoresha, nuk e çojnë ndërmend dorëheqjen, edhe kur dosjet e abuzimeve dhe të korrupsionit të tyre e të vartësve, janë bërë stiva të lartë, sa hetuesve dhe prokurorëve mund t’u duhen karrige apo shkallë për ti ulur dosjet e sipërme e për të vënë të reja!? Aq shumë ndjehen të paprekshëm disa prej këtyre, sa edhe në mes të Tiranës e parlamentit, kanë guxuar tu nxjerrin gjuhën politikanëve të opozitës dhe gazetarëve që i kanë paditur në organet e drejtësisë, kryesisht në SPAK!? Ky, pas hezitimeve dhe presioneve allashqiptarçe të nënkuptueshme nga maja e piramidës qeverisëse, ka gjetur kurajë për të kërkuar nisjen e hetimeve për ata, individualisht ose si “grup i strukturuar”! Përvoja pozitive nga vende me demokraci dhe drejtësi të vërteta, me shtete ligjorë funksionalë, ka treguar me plot shembuj se një vend e një popull shpëton nga korrupsioni i pafre apo i çmendur me dënime të ashpër apo të rëndë nga drejtësia, për të cilën ligji është ligj; Kushtetuta e pacënueshme; vota e qytetarëve- e paprekshme; vullneti i tyre-detyrim për zbatim për të gjithë pushtetarët dhe shtetarët dhe çdo zyrtar…! Por, e keqja jonë është se ne kemi një kryeministër, që është “bariu” i një kopeje mizëri me të korruptuar apo me hajdutë me kostume dhe brekë firmato, me pasuri sheikore, që mund të blejnë ose nënshtrojnë çdo pushtetar e zyrtar…, pa përjashtuar edhe gjyqtarë dhe prokurorë!? Fundi i kësaj kundërvënie apo lufte të paprinciptë dhe nëpërkëmbëse të dinjitetit njerëzor dhe profesional, jo vetëm të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të na japë, shpejt a vonë, një fitues! Autokracinë dhe absolutizmin Edi Rama-Linda Balluku, korrupsionin, mafien, tregtinë me copa dhe interesa kombëtare Shqipërie…? Apo, “reformën në drejtësi”, DREJTËSINË e vërtetë dhe funksionale, që nuk shitet e blihet…! Shumica e SHQIPTARËVE me gjysmën e GJK që votoi kundër Rama-Ballukut, nuk kanë mëdyshje! Po Edi Rama me “çetë” dhe gjysma tjetër e Gjykatës Kushtetuese, cilën palë dëshirojnë si fituese? Kuptohet lehtë loja dhe qëllimi i pjesës proqeveritarekatër vetësh ose katër votash të GJK- së! Edhe pse, si pedagoge dhe profesoreshaapo si profesorë në universitete dhe fakultete të drejtësisë, e njohin shumë mirë teorikisht Kushtetutën e Shqipërisë, ashtu si në rastin e OltaXhaçkës, do t’ia lënë topin dhe “golin” Gjykatës së Venecias. E bëjnë këtë me ndërgjegje dhe bindje, edhe pse e dinë mirë se këta gjyqtarë ndërkombëtarë, mund ta njohin Kushtetutën e Shqipërisë, afërsisht sa shumica e studentëve të tyre!? Nuk do të ishte çudi që Shqipëria të ishte kampione për çështje të dërguara në Gjykatën e Venecias! Kjo nuk është arsye për mburrje, sidomos për nivel të lartë demokracie dhe drejtësie! Nga ana tjetër, ky bum çështjesh përcjellë në Gjykatën e Venecias, më shumë se paaftësi apo mungesë profesionalizmi si dhe dëshirën për një vendim 100% të drejtë, mbart dhe shpreh mungesë kuraje nga institucionet e drejtësisë shqiptare për t’iu kundërvënë vullnetit të partisë në pushtet dhe figurave të saj më të fuqishme, sidomos kryeministrit të saj!?Pas shifrave 4 me 4, që polli mbledhja e GJK, shumëkush nga shqiptarët, në vend e në botë, ka të drejtë të shtrojë, të paktën dy pyetje po aq logjike e politike, sa edhe juridike e morale: a kemi në shkurt 2026, pas rreth 10 viteve reklame shurdhuese dhe ngjirje për suksese në reformën në drejtësi, një Gjykatë Kushtetuese plotësisht neutrale apo të pavarur? A ndjehet dhe vepron kjo gjykatë, brenda kompetencave të funksionit të saj, në çdo rast e për çdo politikan, pushtetar e zyrtar të lartë, si arbitër i paanshëm dhe suprem i rendit kushtetues, pa u kompleksuar, shantazhuar e ndikuar aspak nga politika apo qeverisja, sidomos nga kryeministri, që edhe falë mosveprimit apo spektatorllëkuttë saj është bërë dhe ndjehet i plotpushtetshëm, “duke harruar” shpesh herë se është kryeministër e jo sulltan a mbret? 10-11 orët e mbledhjes më 6 shkurt 2026  dhe vendimi që doli prej tyre, dëshmuan juridikisht,  SHQIP dhe publikisht se nuk e kemi. Faji dhe përgjegjësia mund të kërkohen dhe gjenden në kabinetin kryeministror si dhe në atë ku u zhvillua mbledhja maratonë e Gjykatës Kushtetuese!Gjithsesi, me këtë llogari të katërshes pro qeveritare në mesin e GJK-së, nëpërmjet Gjykatës së Venecias apo “gomardares” të imunitetit si deputete, mbështetur mbi supet e 83 kartonave apo kukullave, Balluku- Rama e shtyjnë, të paktën 6-9 muaj! Për ata të dy dhe tufat që kanë pas, këta muaj janë me vlerë vitesh dhe shumë milionash euro…! Ndërsa për shumicën e SHQIPTARËVE, do të jenë gjëma të reja, me rrjedhoja të përjetueshmepër dekada e shekuj…!?