Panariti: Çfarë ka më shumë se ne ai që na shtyp dhe na sundon?

327
Sigal

Nga Edmond Panariti:

Çfarë ka më shumë se ne ai që na shtyp dhe na sundon?

Përgjigjen e jep gjykatësi dhe filozofi frëng de la Boetie në veprën e tij ” Dialog mbi nënshtrimin e vullnetshëm”, shkruar në shekullin e 16 – të.

“Ai që ju shtyp dhe sundon ashtu si të gjithë ne ka vetëm dy sy, dy krahë, dy këmbë dhe vetëm një trup!
Pra asgjë më tepër se sa fuqia që ju i besoni atij për t’ju shkatërruar.
Pyetjet që shtrohen :
Ku i gjen ai të gjithë ata sy për t’ju përgjuar, përndjekur dhe spiunuar, nëse ato nuk ja jepni ju?

Ku i gjen ai gjithë ato krahë për tju rrahur dhe lidhur nëse nuk i merr nga ju?

Ku i gjen ai ato këmbë me të cilat shkel dhe degradon qytetet tona nëse nuk ja jepni ju?