Xhaferri: Fasadat me polisterol, “minë me sahat” të evitojmë tragjedi si ajo e Londrës në 2017, ku pas zjarrit në Grenfell Tower mbetën 72 të vdekur!

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë pranë një kompleksi ku flakët shkrumbuan 30 apartamente mbrëmjen e së martës, sot në Parlament ngrita shqetësimin për mijëra ndërtesa në Tiranë dhe në bregdet që kanë termoizolim me materiale të djegshëm..

Këto termoizolime i cilësova si një “minë me sahat” dhe kërkova që shteti të ndërtojë një mekanizëm për kontrollin e tyre, në të kundërt, qytetarët duhet të marrin urgjentisht masa vetë, para se tragjedia e radhës të jetë në prag.

NOA

Në vitin 2017, në Londër, një defekt në një frigorifer brenda një apartamenti çoi në përfshirjen nga zjarri të kullës Grenfell Tower, duke shkaktuar 72 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Fasada e kësaj kulle kishte në përbërje materiale të djegshëm, pra të ngjashme me ato të përdorura në shumë objekte në Tiranë, Durrës e Vlorë.

Duhet të marrim çdo masë për të evituar tragjedi të tilla, pasi në këtë vend ndërtimet shpesh janë në mëshirë të babëzisë dhe korrupsionit.