Denigrimi, fajësimi pa faj, kërcënimi, trembja, diskriminimi, përqeshja, dhe forma të tjera jofizike të armiqësisë po bëhen prezentë në parlament
Nga: Prof. Assoc.Ilia Larti
Gjeneratat e reja, përkatësisht mosha 13/14 vjeçare, e marrin me entuziazëm çdo lloj nisme kur është fjala për dhunën. Ata janë në gjendje t’i njohin, t’i kuptojnë, dhe janë të shkathtë për marrjen e iniciativave të tilla për parandalim e formave të ndryshme të dhunës. Fëmijët e kësaj moshe janë shumë të interesuar të shpjegojnë ngjarje që i kanë parë ose dëgjuar, lexuar në libra, parë filma me tematikë dhune në TV ose edhe raste dhune nga jeta e përditshme. Kjo moshë i bënë ata të aftë të japin kritika dhe të mos pajtohen me qëndrime të tilla të dëmshmë për veten dhe shoqërinë. Synojnë të marrin vendime dhe janë të gatshëm të ndihmojnë në veprime, si: mbledhjen e sondazheve për ushtrim dhune në shkollë ose edhe më gjerë, si dhe në ofrimin e alternativave për zhgjidhjen e tyre. Përmes këtyre veprimeve, ata i zhvillojnë qëndrimet dhe vlerat, si: respektin, barazinë, tolerancën, gjykimin e drejtë, etj..

Mësimdhënës të nderuar…! Dhuna mund të shikohet dhe të analizohet nga perspektiva të shumta, pasi kërkohet qasje shumëdimensionale dhe kontribut ndërsektorial. Për procesin e rregullt mësimor dhe orët mësimore, Ju mund të zgjedhni edhe tema të tjera sipas relevancës kontekstuale në shkollën dhe rrethin ku punoni. Gjithashtu, temat e tjera të larmishme mund t’i realizoni edhe në nivel të aktiviteteve ekstra-kurrikulare, si: debate, aktivitete garuese, shfaqje teatrale, ekspozita me punime, etj. Kësisoji, orët e rregullta mësimore dhe aktivitet shtesë, që mund t’i ketë shkolla me temën e dhunës, rrisin informacionin te grupmoshat e ndryshme të fëmijëve dhe ndikojnë në ndërtimin e qëndrimeve adekuate, karshi kësaj problematike. Një qasje e tillë e punës brenda shkollave promovon sigurinë dhe parandalimin e dhunës, si dhe favorizon ambientin për kultivimin e vlerave të qytetërimit demokratik.
Për t`ju ardhur në ndihmë mësimdhënësve, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
Fëmijë – kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeçare, me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin, të cilit ai i nënshtrohet. Dhuna – nënkupton “Të gjitha format fizike dhe/ose emocionale të keqtrajtimit, shpërdorimit seksual, neglizhencës ose trajtimit neglizhent, shfrytëzimit komercial ose çdo lloj shfrytëzimi, që ka si rezultat dëmtimin e mundshëm ose të vërtetë të shëndetit, mbijetesës, zhvillimit a të dinjitetit të fëmijës,në kontekst të raportit të përgjegjësisë, besimit, ose forcës”.
Dhuna – përfshin, por nuk kufizohet, në veprat ose veprimet e qëllimshme, që i bën një person personit tjetër, si: përdorimi i forcës fizike, presioni psikik, çdo veprim që shkakton ose kanos dhembje fizike dhe psikike; shkaktimi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale, cenimit të dinjitetit; sulmi fizik, pa marrë parasysh pasojat; ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë; përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qëllim të përuljes së personit tjetër; vënia e personit tjetër në pozitën që ai të frikësohet për gjendjen fizike, emocionale dhe ekonomike.
Dhuna fizike – nënkupton çdo formë të abuzimit fizik, duke përfshirë këtu rrahjen me çfarëdo mjeti, goditje me shuplakë ose edhe me mjete të tjera, shtrëngimin e fytit dhe çdo veprim tjetër që shkakton dhimbje fizike.
Dhuna verbale – nënkupton përdorimin e fjalëve që shkaktojnë dëm për personin duke folur për të. Me dhunë verbale nënkuptohet: bërtitje, fyerje, kërcënim, frikësim, turpërim, poshtërim, përdorimi i gjuhës nënçmuese në mesin e formave të komunikimit. Dhuna verbale është edhe deklarata negative për personin ose në lidhje me personin.
Keqtrajtim – konsiderohen të gjitha format e keqtrajtimit fizik dhe/ose emocional, abuzimi seksual, neglizhimi ose trajtimi neglizhues a shfrytëzimi tregtar, ose çdo shfrytëzim tjetër që çon në dëmtim real ose të mundshëm të shëndetit të fëmijës, të mbijetesës, zhvillimit ose dinjitetit në kontekstin e një marrëdhënieje përgjegjësie, besimi ose pushteti.
Neglizhim – nënkuptohet mossigurimi nga prindërit ose kujdestari ligjor i kushteve për zhvillimin e fëmijës, kur prindi ose kujdestari ka mundësi ta bëjë këtë gjë: në drejtim të shëndetit, arsimit, zhvillimit emocional, ushqyerjes, strehimit dhe të kushteve të sigurta për jetesë, mbështetjen psikologjike, etj., të cilat çojnë në dëmtimin e mirëqenies fizike, psikike, morale e sociale të fëmijës. Ngacmimi ndërmjet bashkëmoshatarëve – është sjellje agresive e padëshirueshme, në mesin e fëmijëve të moshës shkollore, që përfshin një mosbalancim real ose i perceptuar i pushtetit. Sjellja mund të përsëritet ose ka potencial të përsëritet, me kalimin e kohës.
Dhuna seksuale – nënkupton çdo akt seksual, çdo përpjekje për akt seksual, komentet ose përparimet e padëshirueshme seksual aktet e trafikut, ose aktet që drejtohen ndaj seksualitetit të një personi me përdorimin e kërcënimit me ndëshkim, nga çdo person pavarësisht nga marrëdhënia e tij me viktimën, në çdo rrethanë, përfshirë këtu shtëpinë dhe punën, por pa u kufizuar këtu. Abuzim seksual – përdoret shpesh për të treguar abuzimin brenda shtëpisë ose familjes, por ende nuk ekziston një marrëveshje reale për dallimin ndërmjet abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual. Shfrytëzim seksual komercial – përdoret disa herë për të treguar prostitucionin fëminor dhe pornografinë fëminore.
Dhuna digjitale – nënkupton çfarëdo formë të dërgimit të porosive përmes internetit a telefonisë mobile. Ka për qëllim lëndimin, shqetësimin ose çfarëdo lloj tjetër të dëmtimit ndaj fëmijës, i cili nuk mund të mbrohet nga veprimet e tilla. Shfaqet në formë të videove ose porosive tekstuale, fotografive a thirrjeve.
Dhuna emocionale/psikologjike – përfshin mossigurimin e një mjedisi të përshtatshëm zhvillimor e mbështetës, përfshirë këtu mundësimin e një figure parësore për atashim me qëllim që fëmija të zhvillojë zotësi të qëndrueshme emocionale dhe sociale, në përshtatje me potencialin e tij personal, dhe në kontekstin e shoqërisë ku jeton.
Rregullat për zgjidhjen e konflikteve
- Dëgjoje dhe palën tjetër ç’thotë! Mos i sulmo njerëzit, por shqyrto problemin! Fyerja nuk ndihmon! Ke përgjegjësi për veprimet e tua! Çka ishte kaloi – me rëndësi është çka do të bëhet..!?

Ndaj fëmijës mund të kryhen akte, të cilat shkaktojnë ose kanë mundësi të madhe të shkaktojnë dëm në shëndetin ose në zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral ose social. Këto akte mund të jenë në kontrollin e prindit ose të një personi, i cili ka përgjegjësi, është i besuar ose ka pushtet. Akte të tilla që përfshijnë kufizimin e lëvizjeve, talljen, denigrimin, fajësimin, kërcënimin, trembjen, diskriminimin, përqeshjen, ose forma të tjera jofizike të armiqësisë ose të trajtimit refuzues bëhen prezente në parlament dhe infektojnë fëmijët.






















