Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Vdiq dhe statusi i Nëpunësit Civil!

476
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Vdiq edhe statusi i nëpunësit civil!

Fakti i bërë publik, se në Qarkun e Shkodrës, kryeministri ka urdhëruar që të gjithë drejtorët rajonalë të japin dorëheqjen, në mënyrë kolektive, që të gjithë ata të zëvendësohen nga gra drejtoresha, do të thotë se me këtë praktikë shkarkimesh dhe emërimesh në administratën publike, me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit, po shkelen në mënyrë flagrante të gjitha ligjet e shtetit, pasi asnjë ligj nuk i jep kompetencë ligjore dhe kushtetuese kryeministrit të shkarkojë drejtorë rajonale. Ish ministri i PS-së, Prof. Dr. Elmaz Sherifi, duke iu referuar këtyre fakteve shkruan se tani ka vdekur ligji i Nëpunësit Civil, meqë nëpunësit e shtetit emërohen dhe shkarkohen nga Kryeministri. Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Vdiq edhe statusi i nëpunësit civil! Tani nëpunësit civil emërohen e shkarkohen nga kryeministri, në takime partiake. Vdiq edhe Ligji i Statusit të Nëpunësit civil e bashkë me të edhe Departamenti i Administratës Publike.