Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Ka rilindur Partia e Re e Punës e Shqipërisë

567
Sigal

Frika për të thënë të vërtetën! Ne që e njohim si funksiononte shteti i Diktaturës së Proletariatit, nuk duhet të ngurojmë asnjë sekondë për të denoncuar çdo sjellje politike që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të së Drejtës. Janë të shumtë ata që dëshirojnë ta thonë të vërtetën, por ngurojnë, se kane frikë nga hakmarrja e strukturave politike dhe administrative. Kjo situatë aspak normale, tregon sa e rrezikshme është qeverisja autokratike dhe me heshtje e inkurajojnë të shkojë drejt mbytjes se lirive dhe të drejtave kushtetuese”! Analizoni me qetësi deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të PS (Taulantr Ballës) dhe të duket se ka Rilindur Partia e Re e Punës. Të enjten në Kuvend Taulant Balla ligjëroi me fjalorin tipik të sekretarit të partisë : “Meta duhet të lerë zyrën e Presidentit menjëherë”! Cila normë kushtetuese ia jep këtë të drejtë? Kushtetuta Jo, mendësia e partisë shtet, Po! A nuk ishte ai që urdheroi KQZ-në, si sekretar i partisë,  të mos e zbatonte dekretin e Presidentit? Po. Ku e gjeti kompetencën? Kushtetuta dhe as një ligj nuk ia jep të drejtën, por ai zbatoi porosinë e kryetarit të Madh. Marrëzitë politike nuk kanë fund. Të gjitha institucionet e shtetit janë bërë të përkohshme. Vetëm partia po forcohet dhe urdhërat e saj po zëvendësojnë Kushtetutën. Parlamenti është bërë qesharak me 122 “Baballarët e Kombit” që zbatojnë urdhërat e partisë. Prokurorja është e përkohshme. Gjykata e Lartë do të krijohet e përkohshme, që të krijohet Gjykata Kushtetutese e Përkohshme. KQZ-ja dhe të gjithë komisionerët janë të partisë. Edhe Presidenti do të bëhet i parakohshëm, sepse urdhëri u dha të lerë zyrën që të zëvendësohet nga kryetari i parlamentit. Vetëm qeveria duhet të jetë e pëhershme!Kriza politike, Kushtetutese dhe Institucionale nuk ka për t’u zgjidhur në Shqipëri pa u bërë edhe qeveria e përkohshme! Koha do e vërtetojë!