Artan Hoxha: President – Kryeministër, 3 – 0 ne Venecia

350
Sigal

Nga Artan Hoxha:

Kryeministri humbi 3 herë në fushë asnjëanëse ndaj Presidentit.

Pas dy akteve shtetare te Presidentit, dy dekreteve lidhur me shtyrjen e dates se zgjedhjet vendore, Kryeministri ngrehu nje komision parlamentar per hetimin dhe shkarkimin e Presidentit. Me Opoziten e larguar nga Kuvendi dhe bedelet e dale nga fundi i listave te saj Kryeministri ishte i sigurt se ne sance plenare i kishte me shume se 94 votat e domosdoshme per vendimin propozues te Kuvendit per shkarkimin e Presidentit.

Por, sipas Kushtetutes, Kuvendi merr vendim propozues, te pa ekzekutueshem deri ne nje vendim te Gjykates Kushtetuese e cila ka kompetencen ekskluzive per shkarkimin e Presidentit kur ajo verteton fajesine e Tij “per shkelje te rende te Kushtetutes dhe kryerjen e nje krimi te rende” gjithashtu.

Me togen e vet te deputeteve rilindas dhe bedelet e listave, Kryeministri nuk kishte e nuk ka asnje problem te formuloje cfaredo lloj akuze per shkelje te rende te Kushtetutes dhe shkelje te rende te ligjit nga Presidenti, ta mbeshtese me cdo lloj aresyetimi a interpretimi ligjor, qofte ky edhe absurd, e ta votoje me shumice mbi 94 vota ne kete fare Kuvendi. Por, e gjitha kjo perpjekje nuk vlen pa Gjykaten Kushtetuese. Piji lengun!

Gjykata Kushtetuese, si pasoje e nje (anti)reforme ne drejtesi u shpartallua se bashku me Gjykaten e Larte. Vendi vijon te jete pa keto dy gjykata themelore, me gjykata te shkalles se pare e te dyte te hallakatura nen vetting e, se bashku me prokurorine, te gjunjezuara e ne sherbim te turpshem te Kryeministrit.
Per kete (anti)reforme, qe ne janar 2014 kur ende nuk flitej ndonje gje konkrete, kam shkruar artikullin me titull “Reforma ne drejtesi kryqezate kunder saj” .

“Panorama”. Nga vete titulli kuptohet permbajtja ndaj nuk po zgjatem ne kete ceshtje.

Kryeministri i gezohet pushtetit te vet te pabalancuar e te pakontrolluar me kete derexhe gjyqsori dhe opoziten jashte institucioneve por mungesa e Gjykates Kushtetuese ia pamundeson shkarkimin e Presidentit ndaj i duhet nje Gjykate Kushtetuese e kontrolluar me dore te hekurt ne te pakten gjysmen e anetareve te saj, pra minimalisht 5 vete.

Kontrolli i hekurt i Gjykates Kushtetuese i duhet jo vetem per te shkarkuar Presidentin por edhe per te mbrojtur antikushtetutshmerine e plot ligjeve e vendimeve te ndermarra keto vite qe qeveris i vetem.

Ndaj u kurdis i gjithe ai proces hileqar i seleksionimit dhe imponimit te kandidaturave per gjykates ne Gjykaten Kushtetuese, per ta vene Presidentin perpara nje liste te filtruar kandidatesh me detyrim percaktim nga e cila Presidenti ose te zgjidhje me doren e vet ekzekutoret e vet te ardhshem ose te hiqte dore dhe kualifikimi i gjykatesve te pelqyeshem nga Kryeministri te ridhte vetiu nga radhitja arbirare e servirur nga Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi, edhe ky nje organi i mirekontrolluar nga Kryeministri.

Presidenti, ne mbrojtje te Kushtetutes dhe kompetencave te veta, veproi me inteligjence ligjore dhe e shmangu planin Kryeministror. Por Kryeministri nuk hoqi dore. C’ka nuk e arriti me skemen e akteve administrative te emerimit e tentoi me ndryshimet ligjore ne ligjin per Gjykaten Kushtetuese, perfshire berjen e betimit tek noteri ne rast se kjo nuk ndodhte tek Presidenti.

Per ceshtjen e zgjedhjeve vendore, Kuvendi iu drejtua me nismen e vet Komisionit te Venecias dhe i shtroi pyetjen nese Presidenti kishte shkelur rende kushtetuten dhe ligjin ndersa lidhur me ceshtjen e emerimit te gjykatesve kushtetues dhe amendimet ligjore ketij komisioni iu drejtuan edhe Kuvendi edhe Presidenti.

Ne nderkohe, Kryeministri kishte hartuar edhe disa amendime ne ligjin per mediet, amendime qe kercenonin lirine e tyre. Nen kercenim te vecante ishin mediet elektronike qe kane lidhur se fundmi, “balli i kazanit”, nje pjese e te cilave jane jashte diktatit kryeministror dhe ne opozite te forte me kete regjim.

Amendimet nuk u dekretuan nga Presidenti dhe u kthyen mbrapsht prej tij si antikushtetuese. Kaq te mbrapshta ishin keto amendime sa detyruan vete Keshillin e Europes ti drejtohej Komisionit te Venecias kunder Qeverise dhe Kuvendit te Shqiperise – ngjarje kjo teper, teper e rralle.

Per ceshtjen e pare Komisioni i Venecias nuk gjeti asnje shkelje te rende te Kushtetutes dhe as te rende te ligjit qe te justifikonte shkarkimin e Presidentit. Perkundrazi, Komisioni i Venecias vleresoi pozitivisht shqetesimin dhe perpjekjet e Presidentit per te krijuar kushtet dhe mjedisin per gjetjen e nje zgjidhjeje mes paleve permes instrumentit te vetem te tij ne nje rast te ketille e qe eshte dekretimi i dates se zgjedhjeve.

Ndershmerisht, ne kete moment Komisioni Parlamentar per Shkarkimin e Presidentit duhej te ishte shkrire dhe Kuvendi e Kryeministri duhej t’i kerkonin ndjese publike Presidentit, shqiptareve gjithashtu, pasi bene qe Shqiperia te linte nam nderkombetarisht te keq ne Venecia. Natyrisht qe kjo nuk ndodhi se e gjitha nuk ishte gabim pa dashje.

Per ceshtjen e dyte, ajo e gjykatesve te Gjykates Kushtetuese, Komisioni i Venecias u shpreh qarte e shkoqur se Presidenti veproi drejt e se ishte Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi qe veproi shtrember, bashke me te edhe Kuvendi, duke rrezikuar keshtu ngritjen e shtremberuar te ketij institucioni themelor te shtetit.

Ndershmerisht, ne kete moment edhe Komisioni Parlamentar per Shkarkimin e Presidentit edhe Komisioni i Ligjeve ne Kuvend edhe vete Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi duhej te ishin veteshkrire me doreheqje se u turperuan dhe na turperuan per te dyten here nderkombetarisht ne Venecia. Natyrisht qe kjo nuk ndodhi se e gjitha nuk ishte gabim pa dashje.

Per ceshtjen e trete, ndersa Presidenti e ktheu ligjin amendues me aresyetim shterues per shkelje kushtetuese te lirise se medies, te shprehjes e te informimit, Komisioni i Venecias, me nje aresyetim te ngjashem si dy pika uji, e shpartalloi ligjin e qeverise.

Ndershmerisht, ne kete moment edhe Parlamenti duhej te ishte veteshperndare dhe Kryeministri duhej te ishte dorehequr se u turperuan dhe prej tyre u turperuam per te treten here ne Venecia, kete radhe te akuzuar drejtperdrejt nga vete Keshilli i Europes – ngjarje e papare.

Natyrisht qe kjo nuk ndodhi se e gjitha nuk ishte gabim pa dashje.
Ndaj vlejne edhe me shume 3 fitoret e Presidentit ne Venecia kunder Kryeministrit sepse binden edhe boten se cfare regjimi po sundon ne Tirane dhe perballe cfare rreziku ndodhet Shqiperia dhe shqiptaret nese ky regjim do te lejohet te hedhe rrenje.