Përparim Spahiu: Asnjë argumemt i KM-s nuk mbulon dot krizën e thellë ku vendi është zhytur

396
Sigal

Ish-deputeti i LSI-s Përparim Spahiu me anë të një statusi në Facebook ka publikuar grafikun  e numrit të emigrantëve të larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Në postimin e tij Spahiu ka thënë se asnjë argumemt i kryeministrit nuk mbulon dot krizën e thellë ku vendi është zhytur.

POSTIMI I PLOTË

Asnjë argumemt i KM-s nuk mbulon dot krizën e thellë ku vendi është zhytur.

Grafiku i mëposhtëm tregon trendin jo normal të numurit të emigrantëve të larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-s.

Qartazi shihet që numuri i shqiptarëve është sa dyfishi i serbëve edhe pse kjo e fundit ka një popullsi me mbi 7 milion banorë.

Kjo krizë, është “tërmeti” më i madh që vendi po përjeton, dhe vetëm një analizë e thellë për shkaqet, e jo fshehja nën maskën e një situate normale emigrimi, siç Edi Rama shprehet, do të na çonte në zgjidhjen e këtij problemi.

Kjo qeveri (qeveri i thënçin) ka dështuar plotësisht me pilitikat e saj dhe është halli më i madh që shqiptarët kanë sot.

Na takon neve si opozitë të bëjmë presionin maksimal për ta rrëzuar atë dhe për të çuar vendin ne ZGJEDHJE, si zgjidhja e vetme e situatës së rëndë ku gjendemi.

Image may contain: text