Arben Gjoni: Info ; Drejtuar Kryeministrit Edi Rama, min Shëndetsisë dhe gjithë Shqiptarëve

704
Sigal

Arben Gjoni mjek parandalues Natyropat i dipllomuar në Itali
Zoti kryeministër ju vlerësoj për masat e marra deri tani dhe jam i sigurtë që do japin rezultat në kufizimin e përphapjes së virusit. Nuk jam aspak dakort që na zbritët nga avioni e na kthyet mbrapsht sikur ne kishim kolerën e po e dërgonim në Itali. Duhej të kishit bllokuar check-in dhe të jepnit një afat siç po bëni tani e jo të na zbrisnit nga avioni. Këto urdhërat e tjera i keni dhënë me afat kështu që njerëzit mund të organizohen në lëvizjet e tyre. Tani meqë më mbajtët këtu dhe po na informoni çdo ditë si të veprojmë po ju jap edhe unë disa informacione mbase të rëndësishme për situatën që po kalojm.
COVID-19
Pershëndetje, Miq
U bë kohë pa shkruajtur dhe komunikuar me ju. Si gjithmonë unë shkruaj nga inati dhe jo nga qefi. Inati më hipën kur më zbresin pa të drejtë nga avioni, apo kur dëgjoj lloj lloj broçkullash dhe dizinformim për probleme të ndryshme. Këtë radhë e kam në lidhje me COVID-19.
Dalin disa tipa që ju thonë hani hudhra, pini vaj dafine, tjetri ulëret merrni vit C, merrni ketë e merrni atë plasën gjithologët. Por askush nuk ju thotë mos e pini duhanin për 1 muaj. Askush nuk thotë kontrolloni dhe më pas kuroni mushkrinë para se tju kapë virusi. Askush nuk thotë mos ecni në trotuare se virusi mund të jetë në tokë nga pështymat nga kolla nga teshtimet dhe ju mund ta merrni atë edhe me kepucë e ta fusni në shtëpi. Askush nuk ju thotë mos pështyni në tokë por në shami dhe shaminë hidheni në plera dhe jo në rrugë. Askush nuk ju thotë që kur rrini në lokal anës rrugës ose në trotuar pluhuri që ngrihet kur kalojnë makinat vjen te kafeja dhe tek mushkritë tuaja.
Thuhet shpesh që është një grip normal por mosha e tretë mund të mos e kaloj dot. Nuk është grip normal sepse nuk kemi antitrupat për tu përballur me të. Trupi do nga 24 deri 72 orë që të prodhojë antitrupat. Kjo kohë dhe ajo menjëherë pas saj janë fatale për shumë njerëz. Me sa duket fëmijët i prodhojnë antitrupat për 24 orë dhe mosha e tretë për 72 ose më shumë orë që kemi këtë dallim midis tyre. Në qarkullim ne kemi qelizat TH (T Helper) që janë neutrale. Gjatë patrullimit në organizëm nëse hasin në një VIRUS ato shndërrohen në TH1 dhe nëse hasin një BAKTER shndërrohen në TH2.
Kur organizmi ynë mobilizohet për të prodhuar antitrupat (antivirale) rrit shumë TH1 dhe ul shumë ose bllokon TH2. Cfarë janë TH, TH1, TH2…..
TH janë linfocide neutral
TH1 është përgjigja e organizmit kundër bakterieve, e viruseve intracelulari (brëndaqelizor)
TH2 është përgjigja e organizmit kundër toksinave, bakterieve, parazitëve extracelular (jashtëqelizor) dhe alergjisë
Tja u shpjegoj pak më thjesht.
Ne kemi ushtarë që ruajnë kufirin nga jashtë TH1 por kemi edhe policë të ndryshëm që ruajnë rendin nga brënda TH2. Ushtarët na ruajnë që brënda kufijve tanë të mos hyjnë armiq të jashtëm, ndërsa policët na ruajnë nga armiqtë e brëndshëm, por kur kemi një sulm të madh nga jashtë edhe policët vishen ushtarë dhe shkojnë në kufi duke lënë zbuluar luftën me armiqtë e brëndshëm. Dhe anasjelltas kur kemi një problem të brënshëm edhe ushtarët bëjnë punën e policit. Ndërsa TH në këtë rast është çdo individ. Pra ne në raste rreziku mund të na mobilizojnë në ushtri ose në polici.
Tani le të kthehemi prap tek Covid-19. Të gjithë ata që rezultojnë të infektuar por nuk shfaqin shenja DO TË THOTË që virusi nuk ka prekur akoma qelizat e mushkrisë dhe trupi mund ta eliminojë atë më përpara se virusi të arrijë në mushkri. Këta individ duhet të ndihmohen që në këtë fazë në mënyrë që virusi të mos arrijë deri në mushkri. Këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë. Kura në këtë fazë është më e rëndësishme sepse parandalon dhe është e ndryshme nga kura në fazën 2 kur TH1 është i lartë dhe TH2 i ulët dhe përsëri e ndryshme në fazën3 kur TH2 është i lartë dhe TH1 i ulët. Pra kundër këtij virusi duhet të luftojmë në të treja fazat sepse i kemi aktualisht të treja të shfaqura dhe duhet punuar me tre protokolle të ndryshme. Po të luftojmë që në fazën e parë do kemi shumë pak ose aspak të sëmurë në fazën 2 dhe 3. Ndërsa ne sot ata që janë pa simptoma në fazën e parë i lemë derisa ti shfaqin ose jo simptomat dhe pastaj ti kurojmë që për mendimin tim është e gabuar si protokoll.
Të gjithë ata që kanë simptoma si kollë temp etj DO TË THOTË që virusi ka prekur organin më sakt qelizat dhe ka filluar lufta e organizmit me virusin këtu duhet ndihmuar TH1 që përgjigja të jetë më e shpejtë dhe organizmi mos lërë zbuluar TH2. Edhe këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë.
Të gjith ata që intubohen janë në fazën e tretë, mund ta kenë fituar betejën kundër virusit por në fushëbetejë ka filluar dekompozimi i antitrupave i viruseve dhe qelizave të vdekura dhe organizmi tani nuk ka mjaftueshëm antitrupa për TH2 dhe i duhet përsëri një farë kohe që organizmi ti prodhojë ato, por shpesh koha nuk mjafton ose pacienti ka edhe probleme të tjera të cilat kufizojnë reagimin e organizmit në mënyrë të shpejtë dhe gjithë sistemi bllokohet, shkon në kolaps. Edhe në këtë fazë Natyropatia mund të bëjë shumë punë dhe të ndihmoj organizmin. Në natyropati janë gati protokollet natyrale që ndihmojnë TH1 dhe TH2 ka gjithashtu edhe metoda natyrale jo invasive për të përcaktuar gjendjen e TH1 dhe TH2 në organizëm. Por unë nuk mund të japë asnjë prej tyre sepse aplikimi i tyre është kompetencë e mjekut Natyropat dhe jo e gjithologëve, edhe sepse të gjithë do shkonin nëpër farmaci për blerjen dhe përdorimin e tyre pa kriter. Gjithë sa ju thash më lartë mund të jetë një protokoll Natyropatik i ndarë në 3 nënprotokolle të veçanta e të aplikueshme në 3 stade të ndryshme të sëmundjes. Këto protokolle nuk zëvëndësojnë por complementojnë protokollet tuaja që të funksionojnë më mirë.
Zoti kryeministër, Z. min Shëndetsisë nëse mendoni se informacioni është interesant dhe doni ta aplikoni unë do jap ndihmën time falas. Ju uroj punë të mbarë.