VIDEO/ Vrau nipin 41 vjeçar në Krujë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjejnë armën e krimit. Shihni ku e kishte fshehur autori

359
Sigal

Pas vrasjes së një 41 vjeçari nga xhaxhai i tij në fshatin Halil të Krujës, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e krimit, një pistoletë TT.

Policia e Shtetit bën me dije se një grup i specializuar i FNSH, me pajisje speciale metalkërkuese bëri të mundur gjetjen e armës në fjalë dhe një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.

Për krimin e rëndë u arrestua 59 vjeçari Shkëlqim Halilaj, i cili qëlloi për vdekje djalin e vëllait të tij, Julian Halilaj, 41 vjeç.

Njoftimi:

Policia gjen dhe sekuestron armën e krimit, pistoletë TT.

Gjendet dhe një armë zjarri tjetër, pushkë, që e posedonte autori i krimit.

Gjetja, pas kontrolleve me njësinë e specializuar të FNSH Tiranë, duke përdorur pajisje speciale metalkërkuese.

Autori, një orë pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe rrethimit të zonës nga Policia, u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, vrau me armë zjarri nipin e vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të vrasjes.

Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.