Mesazh tragjik për produktin e “Reformës në drejtësi”

515
Sigal

Nga Prof.Dr.Tritan Shehu

Gjykata Kushtetuese e çdo vendi demokratik në botë është institucioni i përbërë nga specialistet më të aftë, me solid, të pa tjetërsueshëm, koshient të pozicionit të tyre e rëndësisë së madhe të tij për vendin.
Dhe sot një juriste, që mbas shumë seleksionimesh e vetingjesh u sapo votua për atë institucion madhor nga ai “Kuvend” antikushtetues e 122-sh me 42 pupace, shkon me vrap të “betohet” tek noteri i saj, pa marrë as kushtetutën me vete…, kishte vetëm 26000 lekë!
Dikush thotë që e urdhëruan…unë pyes, një person që zbaton urdhera të tilla duke e vënë veten e tij në pozita kaq qesharake a mund të jetë antare e Gjykatës Kushtetuese?!
Dikush tjetër lexoj që shkruan se e bëri nga pa dija…pyes përseri, a mund të jetë kaq i pa ditur një Gjykatës Kushtetues?!
Ka dhe shumë mendime të tjera rreth e rotull…të gjitha të pa pajtueshme me atë institucion thelbësor.
Mbas mbi dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pritje të anktheshme për atë, me të drejtë lind pyetja e dyshimi i madh: ky do të jete niveli e modeli i asaj që po vjen si pasojë e kësaj Reforme?