Ky është Komision Disiplinor – zoti Rama

503
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Qesharak! I deformuar deri në ind. Çfarë të mbetet sot kur po ta bën portretin Drejtori i Medias prestigjioze “Zëri i Amerikës” që transmeton në dhjetëra gjuhë te botës.
I DASH-it usta!
Apo është ai Elezi. Ai i vjetri kur e shanim kafeve? Apo Elezi i PD-së? Apo Elezi i Doktorit, Elezi i përndjekur, Elezi i shitur?
Fol! Bëj prapë thëëëthëthëëë tani…Ose ngri!
Prapë Komisione Disiplinore për anësi politike, për mbajtje krahu, për shkelje të Statusit të nëpunësit Civil, për fjalor jo të hijshëm!
O Sportist! O Bojaxhi me Akademi! O Ndoc!
O Rrok! O Dështak!
Ja ky është portreti yt sot në sy të ndërkombëtareve:

Elez Biberaj për Edvin Ramën:
Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tenderë, kontrata me vlerë qindra milionë dollarësh për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.”
Do më?