Speciale nga Evdal Nuri / Korrupsioni në Shqipëri ka për qëllim të legjitimojë oligarkinë, një sistem i ngritur mbi privilegjet e një pakice që përqëndron çdo pushtet politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindikal dhe arsimor në pak duar dhe jashtë kontrollit të popullit. Nga 180 vende, Shqipëria renditet e 110-ta në korrupsion. Ky fakt tregon se e keqja s’na vjen nga të varfërit, që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur ! Në këtë situatë njërëzit kanë zgjedhur emigrimin..
Diku kam lexuar se korrupsioni ka për qëllim të legjitimojë totalitetin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice që përqëndron çdo pushtet në pak duar”.
Shqipëria nuk është jashtë këtij realiteti. Një ndër vendet më të ndërvarura politikisht dhe ekonomikisht nga bota që na rrethon. Një shtet i kapur, do të thotë që të gjitha qendrat e pushtetit, politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindikal, akademik janë tashmë jashtë kontrollit të popullit.

Korrupsioni i pandëshkuar i një populli të varfëruar.
Me të drejtë mund të themi se kohët e fundit nga S.P.A.K- po luftohet me forcë korrrupsioni. Flitet shumë për emra të dëgjuar. Komente nga më të ndryshme dëgjojmë .Këto sipas bindjeve politike. Edhe po dënohen , kjo është pozitive , por duhet pranuar s’e korrupsione tek ne është masiv dhe deri tani i pandëshkuar. Tani edhe janë friksuar për përvetësimet që s’janë të pakta . Ata nuk e kanë menduar kurrë se “gjunahet “ dalin vonë , por ama dalin, si po dalin tani! Populli thotë , që ku ka zë , s’është pa gjë ! Kjo po merr kuptim të plotë në situatën ku po jetojmë. Kritikohemi vazhdimisht nga Sh.B.A dhe B. E, se politika në Shqipëri është e korruptuar e po pengon integrimin e Shqipërisë.
1–Të shpjegosh korrupsionin është e vështirë .T’a luftosh akoma më e vështirë. Përdoren format nga më të sofistikuara për t’u mos u zbuluar ! Sa më i dëshpëruar të jetë njeriu dhe popujt, aq më lehtë besojnë tek zgjidhjet e thjeshta, qofshin këto të korruptuara. Zgjidhja është e vështirë, se njerëzit që e kanë në dorë nuk ja ka qefi t’a zgjidhin , mbase iu preken interesat. Diku kam lexuar se korrupsioni ka për qëllim të legjitimojë totalitetin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice, që përqendron çdo pushtet në pak duar”. Shqipëria nuk është jashtë këtij realiteti. Një ndër vendet më të ndërvarura politikisht dhe ekonomikisht nga bota që na rrethon. Nëse kemi të qartë këtë vizion, gjërat fillojnë dhe marrin sens ngadalë. Shqipëria ka një korrupsion të ngritur mbi privilegjet. Pra një shtet i kapur nga interesat vetiake që punojnë kundër interesit të përgjithshëm. Një shtet i kapur, do të thotë që të gjitha qendrat e pushtetit, politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindikal, akademik janë tashmë jashtë kontrollit të popullit.
Lufta që ka nisur është një betejë kundër një pakice që ka zaptuar qendrat e pushtetit dhe mban peng zhvillimin normal të vendit më ç’do kusht . Nga 180 vende të studiuara, Shqipëria renditet e 110-ta në korrupsion. Pra ky është një fakt domethënës. Në këtë situatë, e keqja s’na vjen nga të varfërit që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur ! Në këtë situatë njërëzit kanë zgjedhur vetëm emigrimin. Kjo ka çuar në një krizë të fuqisë punëtore në vend , ku punë ka s’i në fason ndërtim , por punë nuk duan, kurse bujqësia i ka mbetur pleqve , mbasi të rinjtë kanë ikur ku të mundin në Botë !

2–-Intelektualët të veshur me pushtet. Janë me shumicë , për mos të thënë të gjithë. I kanë me tendera, toka, leje pallatesh, rrugë , tregëti me shumicë, investime në resorte, blerje lirë e shitje shtrënjtë, e plotë forma të tjera që veç ata i dinë ! Ne kemi punuar dekada, por s’kemi trashëguar asgjë. Jo se prindërit s’ donin t’na jepnin, por s’kishin . I kemi patur të varfër, se ashtu ishte koha, por të ndershëm. Ndofta forca e ligjit i bëri të tillë . Ata na kanë dhënë dashuri , arsim e kujdesin për t’u bërë njërëz të mirë . Dhe padyshim brezi mbi të 60-tat është shumë më i ndershëm se ky i sotmi ! Kështu u rritëm dhe u edukuam. Tani ndodh, që kur i varfëri merr diçka që s’i takon , quhet hajdut e futet në burg . Raste të kultivimit të drogës. Të pasurit kur i zbulohen miliona euro abuzime , quhen të korruptuar e gjyqet duan vite ! I varfëri kursen gjithë jetën që të mos vdes i varfër, e përsëri i varfër vdes. I pasuri shpenzon gjithë jetën e përsëri i pasur mbetet. Kjo është filozofia e jetës tonë …?
Lufta që ka nisur është një betejë kundër një pakice që ka zaptuar qendrat e pushtetit dhe mban peng zhvillimin normal të vendit më ç’do kusht . Nga 180 vende të studiuara, Shqipëria renditet e 110-ta në korrupsion. Pra ky është një fakt domethënës. Në këtë situatë, e keqja s’na vjen nga të varfërit, që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur ! Në këtë situatë njërëzit kanë zgjedhur vetëm emigrimin..
3- Çfarë i bashkon ata ? Politikanët kanë të përbashkët Bazën Ekonomike ( tërësia e marrdhënieve në prodhim). Ndahen në Supërstrukturë ( tërësia e pikpamjeve} . Fakti që të dy palët janë pasuruar, mbi bazën ekonomike tregon sa pranë janë me korrupsionin, trafiqet e tjerë. Dy grupet politike e shohin situatën bardhë e zi, sipas interesave partiake. Përgjegjësia për këtë situatë të dëshpëruar i bije klasës politike që në 35- vjet ka krijuar konflikte artificiale për të penguar futjen në familjen evropiane të cilës i përkasim . Demokracia është diktaturë në ligj . Por ja që ky ligj nuk po zbatohet tek ne ! Të gjithë akuzojnë njeri tjetrin , por asnjë s’e pëson . Ajo s’ funksionon nga mirësia apo bujaria e njeriut, por nga lloji i insitucioneve që ndërtohen. Nëse këto institucione ndërtohen dhe kontrollohen nga vet partitë ato nuk mund të përfaqësojnë kurrsesi interesin e përgjithshëm. Koha na thërret që jo vetëm të përmbysim fytyra të veçanta, por të ndërtojë ato institucione që nuk lejojnë krijimin e oligarkive. I vetmi garant për këtë, në të mirë është vetëm populli sovran. Të këqijat e këtij vendi i kanë ardhur nga politika e ligji në dobi të interesit tyre duke lënë shteg për të shpëtuar veten e tyre ? Më bën përshtypje se kur flitet vazhdimisht përsëriten fjalët “duhet” ! “Duhet” të luftojmë korrupsionin, “duhet”të luftojmë krimin , drogën, informalitetin, të rrisim pensionet, e kështu “duhet dhe duhet” Edhe unë kështu po shkruaj, lufta “duhet “të fillojë kundër atyreve që prodhojnë ligje e që s’i zbatojnë . Lufta kundër korrupsionit është vetëm propagandë . Për këtë, “duhen “energjitë dhe njerëzit e pastër të tij, jashtë apo brenda Shqipërisë. Shqipëria mund dhe bëhet vetëm nga shqiptarët .
Sa shqiptarë të ditur ka në Botë? Të zot , të mësuar dhe aftësuar në shkollat perëndimore. Ata kanë një përvojë shumë vjeçare në këto vende . Këtyre t’i zgjatet dora , t’i hapen dyert, t’i jepen funksione të rëndësishme në pushtet. Atëhere do të themi ;’Shqipëria bëhet”, por ja që s’po bëhet?!
26
Kush të largohet më parë ?
”Na ka zënë , apo e kemi zënë prej gryke “
Mbi , dhe nën dorë! ..!




















