Sigal

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj:

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka folur për deklaratat e Ramës në mbledhjen e dy qeverive në Pejë. Sipas tij, fjalori dhe shantazhi i bëri nga shefi i qeverisë për Bashkimin Evropian nuk është alternativa e duhur, pasi siç tha ai ky model është sjellje që nuk favorizon Shqipërinë. “Rama mendon se mund të shantazhojë Brukselin, por nuk mund të shantazhojnë as Komisionin Evropian as vendet anëtare të BE-së. Ka ikur koha e shantazheve. Janë lajthitje totale dhe janë krejtësisht jashtë klimës së Bashkimit Evropian, kur kanë mbetur edh 5 muaj në hapjen ose jo të negociatave. Nuk është vetëm Rama që thotë se ka një standard të dyfishtë, kjo është vënë në pah edhe nga politikanë të tjerë të Evropës”, tha Mustafaj. “Kosova duhet të kërkojë të mbajë drejtësi ndaj saj nga Bashkimi Evropian. Struktura më e vështirë për një strukturë është Parlamenti Evropian, sepse jemi edhe në zgjedhje gjatë pranverës. Nuk është si në lojërat e kalamajve pse nuk ma bën mua dhe ia bën atij. Kosova ka një problem, e cila lidhet mes dy filozofisë mes kryeministrit dhe presidentit. Së pari duhet të ketë unitet së brendshmi, e pastaj në sferat e tjera. Kjo nuk zgjidhet me deklarata populiste. Janë tre probleme të ndryshme në pyetjen tuaj. Ai mbështeti teorinë në përpjekjet e Thaçit për kufijtë. Ne kuptuam qartë se Rama mbështeti Thaçin, por thelbësore është të marrim vesh se Rama është në mbështetje të lëvizjes së territoreve. Ne kuptuan se 10 % i tarifës fillimisht dhe pastaj 100% të tarifave që ka vendos Kosova ndaj Serbisë, siç e tha Rama është një masë politike. Nuk dua ta gjykojë këtë, sepse Serbia nuk sillet mirë me Kosovën. Ajo bën një fushatë të madhe ndërkombëtare, për të penguar njohjen, por edhe për të tërhequr edhe njohjen e pavarësisë. Pra kjo lloj sjellje e Serbisë kërkon një lloj qëndrimi politik. Kosova siç del nga shifrat importon 400 milionë euro në vit me Serbinë, kjo duket se është një partner i rëndësishëm ekonomik. Ajo bën përpjekjet për të penguar prosperitetin e Kosovës. Diplomacia e Kosovës është shumë pasive. Nuk bëhet diplomacia me fluturimin privat që bën Pacolli, diplomacia është çështje ekipi”, shtoi Mustafaj. Për çështje e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Mustafaj mban këtë qëndrim: “Ne kemi një deklaratë para disa ditëve të Vuçiç ku thotë se ideja e ndryshimit të kufijve ka vdekur, kjo tregon se ka një tërheqje. Ne kemi një qëndrim më të hapur amerikan. Amerika është shprehur se është pro një marrëveshje mes te dyja palëve. Kjo është një deklaratë pa asnjë transparencë. E rëndësishme është që të pranohet në Kosovë. Nuk e di se çfarë mund të bisedohet. Njeriu me mandat më të kushtëzuar është presidenti. PDK është partia e katërt në Parlament, që ta imponojë zgjidhjen, nuk ka asnjë kompetencë kushtetuese. Diplomacia amerikane është eficiente”, – përfundoi Mustafaj.