Fajin e ka Ismail Qemali!

303
Sigal

Nga Petrit Vasili/

Nxënësit nisin mësimet në mëshirë të COVID-19

Mu duk vertet një padrejtësi shumë e madhe kjo, që i behet “qëllimisht” Edit duke i ngrenë 30 e ca vjet përgjegjësi që fillojnë nga viti 1912.

Edi Rama në mënyre titanike po përballet me fajin më shumë se 100 vjeçar, qe fillon që nga Ismail Qemali.

Edhe venia e portretit të Ismail Qemalit nga Edi Rama dhe heqja e portretit te presidentit në vitin 2013 ishte “shumë i drejtë” sepse fiksoi fajin 100 vjeçar, që Ed i Madhërishem ishte thirrur nga historia qe ta ndreqte.

Bellorusia po i merr kohë kot Edit të Madhërishëm sa ta zgjidhë edhe atë, por po të ishte më i mençur mund ta zgjidhte shumë thjeshtë me një rrokade prej “zorzopësh” dhe Lukashenkon e sillte ketu dhe vetë shkonte bente zap Bjellorusët.

Ismail Qemali dhe qeveria e tij kurrsesi nuk mund të përjashtohet nga pergjegjësia për “taksiratet”, qe po heq Edi për të ndrequr.

Në 100 vjet të gjitha qeveritë “dështuan me turp” që ta hedhin shtetin në greminë, ndërsa Edi i Madhërishem po robtohet, që ta hedhë, ta shkelë dhe ta plaçkitë deri në fund shtetin dhe Edi beson se do ja dalë….!?

Sot po ndalemi deri tek Ismail Qemali.

Ndaj Ismail Bej mbaj pergjegjësitë e tua!

Edhe ju kolegë të medias boll ja hëngrët meritat Edit dhe shkurtoni vitet e fajit të të tjerëve, qe Ed titani po ndreq e po i bën për dreq!

Sa për fajin e Perandorisë Osmane që ka qenë përpara Ismail Qemalit edhe atë do ta trajtojmë patjetër një ditë tjetër….!