“Erdhën si të pa krehur e po ikin me dashnore dhe me thasë me para”, gazetari hedh akuza të fòrt mbi ambasadorët e akredituar në Tiranë

289
Sigal

Gazetari Ëngjëll Musai, mbrëmjen e sotme nga studio e emisionit “Aktualitet” ka hedhur akuza të forta mbi ambasadorët e huaj që operojnë në vendin tonë. Musai shprehet se disa prej këtyre ambasadorëve shohin interesat e tyre klienteliste dhe shpërblehen me para dhe dashnore në mënyrë që të jenë të njëanshëm në pozicionet e tyre politike.

Gazetari e mbyll diskursin e tij  me një apel për ambasadorët, ku i kërkon që të kryejnë detyrën e tyre dhe mos të mbajnë anë pasi po i vënë zjarrin këtij vendi.

“Unë mendoj që, i kthehem përsëri shprehjes së famshme të Faik Konicës se armiku i madh i Shqipërisë janë shqiptarët.  Në qoftë se nuk mendojmë ne për familjen tonë mos mendo se do të mendojë komshiu. Ne i shohim si drita e diellit ambasadorët.

Duhen respektuar por në fund të fundit një pjesë e tyre kanë dhe interesa klienteliste dhe ne i kemi parë nga vendimet e tyre dhe nga ofiqet e tyre. I kemi parë se si kanë ardhur të pa krehur dhe kanë ikur të zbukuruar me operacione plastike, kanë ardhur si të zakonshëm dhe kanë ikur me makina lluksoze dhe me veshje klasike. Spo e them që ikin dhe me dáshnore dhe me çanta me lekë.

Në qoftë se vërtet jeni arbitër të paanshëm ju japim dorën, në qoftë se ju bliheni me çanta me para nuk ju duam se po i vini zjarrin këtij vendi. Ata ikin pasi mbarojnë mandatin dhe shohin jetën e tyre me familjet e tyre ndërsa hallet dhe kusuret i mbajmë ne.”- tha Musai.