Eljana Hoxha: Liria në ushtrimin e profesionit, mision i shenjtë i gazetarisë

1896
Sigal

Një nga ikonat e ekranit shqiptar në vitet e post diktaturës ka analizuar lëvizjet e disa gazetarëve të cilët si parim primar kanë pagat ,luksin dhe jo misionin e tyre si gazetar që është, liria, paansia dhe objektiviteti në pasqyrimin e lajmit apo përpunimit të informacionit.

Ja statusi i plotë i gazetares dhe moderatores së Shijak.Tv. Eljana Hoxha:

Ndjehem e priviligjuar që punoj prej 17 vitesh në të vetmin ekran të fjalës së lirë, ekranin e parë privat antikomunist në Shqipëri, që mbijeton me ndershmëri e dobishëm në mbrojtje të vërtetësisë së lajmit, i vetmi me politikë editoriale të deklaruar të djathtë e që kurrë nuk i është nënshtruar asnjë qeverisjeje, me dhjetëra herë i dhunuar, gjobitur e kërcënuar, sepse asnjëherë nuk u bë palë e pazareve në servilosje apo lëpirje të neveritshme për përfitime kapitale..  E privilegjuar dhe krenare, me fat për familjen time mediatike, Shijak Tv Solidarizohem me çdo koleg që pushteti i mbyll dritaren e komunikimit, por edhe marr pakëz lirshmërinë, aq sa i lejoj vetes, të këshilloj shumë dashamirësisht të dinë të përzgjedhin, të jenë pak më tepër idealistë e të mos vrapojnë domosdoshmërisht pas studiove luksoze e pagava super të majme, janë kontrata të përkohshme që jo vetëm zgjasin shumë pak në kohë, jo vetëm që i japin oksigjen kështjellave mediatike në shërbim të pushteve, por më e rëndësishmja, nuk garantojnë LIRINË në ushtrimin e profesionit, misionit të shenjtë të gazetarisë.