Dhëmbë hekuri dhe miza mjalti

488
Sigal

Zija Çela, shkrimtar

Fajet më kërcënuese nuk janë ato që shkojnë në gjykatë, por fajet që kurrë nuk paditen. Këto janë si minat e nëndheshme, që kur shpërthejnë një ditë, hedhin në erë njëherësh të fajshëm e të pafajshëm. Minazbuluesit më të sigurt do të ishin Drejtësia dhe institucionet e pakapura. Pikërisht ata që Tiranës dhe Prishtinës u mungojnë. Prandaj, nëse gjithandej riciklohen stinët, tek ne riciklohen krizat. E keni vënë re, gjatë tërë vitit politikës nuk i ndahen mizat. Sidomos ato të mjaltit. Sa për dukjen… Kaq vizionar i vendosur hiqet lidershipi, sa të të thotë mendja, se edhe hekurin e bren me dhëmbë. Por, në fakt, këtej dhe andej Shqipërinë po e hanë. E kjo e shkreta, kur i sheh si Nënë, ende fytin s’ua ka zënë.