Çmimi naftes eshte kthyer ne ankth te vazhdueshem per qytetaret.
Sapo luftrat shfaqen ne horizontin boteror edhe kur ndikimi ne Shqiperi realisht eshte jo direkt, Rama fillon e flet per krizen, qe po vjen dhe oligarket rrisin me vrap cmimin.
Edi Rama shume i lumtur sepse ai dhe oligarket e karburanteve vetem pasurohen nga kjo situate.
Logjika eshte shume e thjeshte, Rama mbush arken, qe e vjedh me pas me korrupsion, ndersa oligarket mbushin xhepat, kurse shqiptaret rrezikojne edhe buken e femijëve.
Rruga e vetme e ndershme qe ndihmon qytetaret eshte heqja e taksave, qe rendojne cmimin si ne asnje vend tjeter.
Partia e Lirise ka depozituar Projektligjin përkatës për uljen e çmimit të karburantit nëpërmjet pezullimit të taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit.
Kjo eshte e vetmja masë e drejtpërdrejte kjo që ky çmim të ulet per qytetaret, ndaj edhe ajo po zbatohet edhe ne disa shtete nga lindja ne perendim.
Edhe ne rastin e luftes ne Ukraine Rama e hodhi poshte Projektligjin e LSI per cmimin e karburantit ne ate kohe.
Rama ngriti atehere Bordin e Trasparences apo vjedhjes per ta thene cope, ku bente pjese vetem qeveria dhe oligarkët që kanë naftën në dorë dhe nuk kishte as për sy e faqe asnjë njeri që përfaqëson qytetarët, konsumatorët apo biznesin.
Bordi i rrezua nga Gjykata Kushtetuese si praktike qeveritare antikushtetuese.
Edhe sot ne kete situate te re Edi Rama nuk i ul taksat e naftes sepse binomi qeveri- oligarke lumturohen dhe e konsiderojne nje mundesi per tu pasuruar, nderkohe qe qytetaret mbeten pa asnje mbrojtje dhe akoma e mē te varferuar.
Ndaj edhe cmimet e karburanteve ne Shqiperi jane shume me te larta se ne Maqedoni, Kosove dhe Mal te Zi.
PERFUNDIM:
Ndaj votimi i ligjit te propozuar nga PL per heqjen e Takses se qarkullimit dhe te Karbonit eshte vija e kuqe ndarese midis atyre, qe jane ne krah te binomit qeveri- oligarki dhe atyre qe jane ne krah te qytetareve.
P.S Shikoni perberjen e Bordit te cmimit te naftes me rastin e luftes ne Ukraine ne vitin 2022.






















