BE dhe NE

693
Sigal

Xhoi Jakaj

Doktoreshë shkencash, ish-Drejtoreshë e burgut grave

Negociatat e pranimit po i prisnim mes një dashurie për të qënë evropian dhe për t’u ndier të tillë dhe mes një amullie politike dhe pasigurie individuale a jemi ne gati për këtë gjë, a sillemi në vetvete ne si evropian, unë personalisht kam një vëlla biznesmen dhe shumë të integruar në Bruksel në vendin ku bëhen konsultime për NE dhe te biznesi i tij ata drekojnë shpesh dhe nuk ka ndodhur pak herë t’i jenë drejtuar: “Sa ndryshe je ti z. Kujtim nga bashkëkombasit e tu!”, madje ai është aq i kulturuar, i edukuar dhe i integruar, sa njëherë, kur im atë kaloi një semundje të rendë dhe erdhi për vizitë në spital, tek po priste daljen e babait tonë nga salla e operacionit dhe fshinte lotët me një facoletë, e cila i shpëton nga dora Kujtimi me shumë takt e i zënë në turp përkulet dhe e merr me shumë finesë dhe e hedh në kosh, Vëllai im i dytë njëherësh mjek që ka jetuar gjithë jetën në Shqipëri vuri re sikletin e tij për facoletën dhe iu drejtua për ta lehtësuar, mos u mërzit vēlla se këtu te ne ndodh që nga ballkoni të hedhin qesen e mbeturinave sipër makinës natën ose në trotuar dhe nuk e prishin terezinë as në mes të ditës. E solla këtë shembull real për të kuptuar të gjithë ju që më lexoni, se ne kemi sjellje shumë ndryshe nga evropianët, kemi qasje ndryshe për korrupsionin, kemi qasje ndryshe per punën, objektivat, pasurinë, veshjen, stilin, dhe gjithcka na rrethon në jetën e përditshme, dhe keto elementë nuk janë vetëm për faj të shtetit, por më së shumti janë individuale dhe duhen rregulluar një orë e më parë, që kur takohemi me evropianin ose shqiptarin e integruar mirë në Evropë të mos ndjehemi inferiorë… Po Çfarë është në vetvete një vend kandidat dhe një vend që është pjesë në BE…? Negociatat e pranimit me një vend kandidat nisen vetëm kur qeveritë e BE, të mbledhura në Këshillin e Evropës, kanë rënë dakord njëzëri mbi pranimin.

Negociatat zhvillohen në konferenca ndërqeveritare midis qeverive të vendeve të BE dhe atij të vendit kandidat. Ato i ndihmojnë vendet kandidate për t’u përgatitur për anëtarësim në BE dhe lejojnë BE të përgatitet për zgjerimin sa i përket kapacitetit absorbues. Në nivel praktik, trupi i legjislacionit të BE-së (“acquis”) ndahet në 35 kapituj (sipas politikave). Këshilli vendos unanimisht nëse do të hapë çdo kapitull. Kur të përfundojnë negociatat për të gjitha kapitujt, termat dhe kushtet – duke përfshirë klauzolat e mundshme mbrojtëse dhe aranzhimet kalimtare – përfshihen në një traktat të pranimit. Ky traktat ka nevojë për pëlqimin e Parlamentit Evropian dhe miratimin unanim të Këshillit. Të gjitha shtetet kontraktuese e ratifikojnë atë në përputhje me rregullat e tyre kushtetuese. Në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Përfaqësuesi i Lartë i BE Federica Mogherini vlerësoi një “njohje kolektive” të përparimit të vendit drejt standardeve të BE dhe anëtarësimit eventual dhe kërkoi një “përgjegjësi kolektive” nga udhëheqësit, institucionet dhe njerëzit e Shqipërisë për reforma të vazhdueshme. Komisioni Europian më 17 prill rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë. Çfarë fiton Shqiperia nga hapja e negociatave?

  1. Në planin politik është një arritje e madhe për vendin, pasi rritet besueshmëria jonë kundrejt partnerëve ndërkombëtar si dhe fakti që autoritetet shqiptare do të ftohen në takime të rëndësishme të BE-së me status vëzhguesi. Do të jetë një mënyrë e mirë për të vendosur kontakte por edhe për të parë nga afer modelin Europian të politikëbërjes.
  2. Modernizim i mëtejshëm i shtetit.
  3. Do të ndihmohet Shqipëria, të vendosë standardet më të larta në fusha si mjedisi, shëndetësia, siguria ushqimore apo punësimi.
  4. Më shumë investime të huaja për të nxitur ekonominë dhe për të krijuar vende pune më të shumta dhe më të mira.
  5. Rritet aksesi i Shqipërisë në programet europiane ku jo vetëm institucionet shtetërore por dhe organizma privatë mund të përfitojnë.

Do të ketë rritje progresive të alokimeve të ndihmës IPA. Zgjerimi BE aktualisht përbëhet nga 28 vende. Pas 6 vendeve të para – Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës – 22 vende të tjera janë bashkuar me BE-në: 1973: Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar; 1981: Greqi; 1986: Spanja dhe Portugalia; 1995: Austria, Finlanda dhe Suedia; 2004: Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia; 2007: Bullgaria dhe Rumania; 2013: Kroacia. Shqipëria, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia kanë statusin e vendeve kandidate. Bisedimet e pranimit me Islandën filluan në korrik të vitit 2010 dhe u vunë në pushtet nga qeveria islandeze në maj 2013. Në mars të vitit 2015, Islanda tërhoqi kërkesën e saj për t’u bashkuar me BE. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova (siç përcaktohen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) kanë statusin e vendeve kandidate potenciale.NE do jemi pjesë e BE sepse ka qindra vjet që këtë gjë shqiptari e ka kërkuar me këmbëngulje.NE e duam BE.