Basha, i mirë për Botën, i keq për…një pjesë të shqiptarëve?!

461
Sigal

Nga Xhevat Mustafa

Ka shumë vite që masivisht në ushtrinë e “të majtës”, në mediat proqeveritare si dhe në mjedise publike, takohesh, njihesh, ndeshesh…me “komunisto-socialisto-rilindas fanatikë”, enveristë të vjetër e të rinj, të hapur e me maska të “pavaruri” apo “të paparti”, “ tifozë të çmendur” të Edi Ramës , që nuk e fshehin aspak se janë urryes apo alergjikë të tërbuar ndaj Lulëzim Bashës. Nënkuptohet, se urrejtja kaq e madhe ne tyre ndaj Bashës, më fort e “injektuar” nga “partia e zemrës” se sa si alergji personale, “varros për së gjalli” edhe alternativën dhe mundësinë tjetër qeverisëse, qoftë edhe pak më të mirë se kjo e Edi Ramës. Plot “të majtë” apo” të pavarur” këtë alergji apo urrejtje e justifikojnë me një tufë “argumentesh”. Më së shumti, me mendimin se “nuk ishim më mirë edhe në kohën e qeverisjes së Berishës dhe të Lulushit”. Natyrisht nuk ishim në parajsë më 2005-2013. As nuk mund të çohet ndërmend se Berisha dhe Basha janë “ëngjëj shpëtimtarë” dhe Rama “djall i kuq apo i zi”. Por, duke gjykuar si tifozë partiakë e jo si qytetarë, këta “të majtë” dhe “të “pavarur”, edhe pse kanë kujtesë të fortë, “harrojnë” të kujtojnë dhe pranojnë me objektivitet se sa ishin çmimet e artikujve të përdorimit jetik më 2013 dhe sa janë sot. Do të dalë që sot janë rreth 50 -100 % më të larta, biles edhe se në Gjermani, ku pagat dhe pensionet janë rreth 5-10 herë më të larta se tek ne. Për të pasur një opinion sa më objektiv, gjykimi dhe vlerësimi më i saktë i Ramës dhe Bashës, mund të bëhet duke i krahasuar nga shumë tregues: nga CV-të, diplomimi universitar, specializimet, karriera profesionale, kartelat mjekësore, testet e gjakut…Nëse veprohet kështu, do të dalë se ndryshe nga Rama, i diplomuar si piktor në Tiranë,në Institutin Lartë të Arteve, ku bënte ligjin i ati, Basha është diplomuar si jurist në Universitetin e Utrechtit në Holandë, është i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike, profesion që e kanë shumë kryeministra dhe presidentë në botë, ku vështirë se gjen një tjetër kryeministër-piktor. Gjatë periudhës maj 1998 – 2005, pra për rreth 7 vjet Basha, ka punuar si Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve  të Bashkuara UNMIK në Kosovë, si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut dhe si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, në Kosovë.

Për këto fakte, ai vetë dhe ata që e duan më shumë, kanë të drejtë të shtrojnë pyetjen: kur ka qenë i mirë për BOTËN, përse nuk mund të jetë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët? Subjektivisht, mua, Basha, në bisedën në Opinion të Blendi Fevziut, në TV KLAN, më 6 prill 2020, mu duk shumë “më ndryshe”, superior, më faktik dhe argumentues, më i logjikshëm dhe i besueshëm se Edi Rama, po në opinion pak ditë më parë, më 2 prill. Sidomos kur u shfaq Rama me zë e figurë, aty nga fundi, shumëkujt nga shikuesve, sidomos atyre psikologë dhe neurologë, iu dha mundësia të bindeshin se edhe nga pamja, sytë, fundi i syve, nga mënyra e të folurit…Basha ndryshon shumë, për normalitet,vetëpërmbajtje, pozitivitet, logjikshmëri, transparencë…nga ai. Më shumë viktima të afeksionit “gjenetik majtas” dhe të propagandës së sponsorizuar nga ERTV dhe media të tjera proqeveritare, plot njerëz nuk janë dakord që opozita, Basha, Kryemadhi…, të bëjnë politikë në këto muaj fatkeqësishë natyrore, si termeti i 26 nëntorit 2019 dhe karantina e egër dhe shumë e kushtueshme në çdo drejtim, nga coronavirusi. Me humor nëse nuk bëjnë as politikë, çfarë u ka ngelur tjetër opozitës sonë dhe liderëve të saj në këto rreth 2 vjet? Vetëm çelësat e kashtës dhe “mullarët e kalbur” të…politikës allashqiptare! Nga ana tjetër, shprehet dhe kuptohet lehtë se edhe Edi Rama, Arben Ahmetaj, Taulant Balla, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, e gjithë qeveria, Erion Veliaj… po bëjnë më shumë politikë, shou, propagandë, biznes paraelektoral, favorizim të oligarkëve,se sa vepra dhe punë të ndjeshme në dobi të qytetarëve…! Po kështu, nuk janë të paktë ata qytetarë, shumica ”të majtë”, që e kritikojnë opozitën se luajti gabim, me aktin e largimit nga parlamenti dhe kur më pas nuk hyri në gjasme zgjedhjet e pushtetit lokal, më 2019!

Edhe unë, në fillim nuk e miratova këtë lëvizje politike të opozitës. Ky akt ishte me një kosto tëlartë për opozitën, qytetarët dhe vendin. Por, kjo e keqe pati të mirën se u dha mundësi shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve të shikojnë se cila është në të vërtetë qeverisja Rama dhe që të gjitha ankesat, kërkesat, pakënaqësitë, zhgënjimet, mallkimet… t’ia adresojnë “Rilindjes”. Koha po i jep të drejtë opozitës për atë akt. Ajo u dha mundësi të gjithë shqiptarëve që të binden për kotësinë e mandatit tw dytw Rama,”korrupsionin e pafre, me fatura të çmendura dhe dështimin frontal të 7 vjetëve të qeverisjes nga ” rilindja” . Unë nuk jam as për zgjedhje të parakohshme, por që Rama të zvarritet mbi kurriz të votuesve të vet dhe të gjithë shqiptarëve deri në qershor 2021. Kështu ata, të zhgënjyer edhe më shumë shumë nga qeveritë Rama, do ta braktisin edhe më masivisht, duke u rënë më grushte kokave të veta dhe me koka… kutive të votimit. Të zhgënjyer plotësisht nga 8 vjetët e Ramës, edhe plot nga tifozët dhe votuesit e tij, mund të kërkojnë dhe pranojnë nga opozita një qeveri, qoftë edhe 20-25% përqind më ndryshe e më të mirë. Jo pak qytetarë, më shumë viktima të propagandës së PS-së, më 2005-2013 në opozitë, e akuzojnëqeverinë Berisha dhe Bashën individualisht, për korrupsion në ndërtimin e Rrugës së Kombit. Pa ikundërshtuar prerazi se mund të ketë pasur korrupsion, ndoshta në rreth 1 milionë euro për km,“harrojnë” më parë korrupsionin në rreth 250 milionë dollarë nëpërmjet taksës Majko; gjatësinë e kësajrruge prej rreth 170 km; dy tunelet me 5.6 km gjatësi secili, 10 m lartësi dhe 13 m gjërësi;  koston e saj në rreth 1. 3 miliardë euro. “Harrojnë” të bëjnë llogari se 1 km në terren të egër malor ka kushtuar afërsisht7.5 milionë euro. Për tolerancë dhe për të rritur arbitrarisht nivelin e korrupsionit të mundshëm qeveritar të asaj kohe në këtë rrugë, po marr në llogari vetëm rreth 125 km të rrugës me 4 korsi. 1 km na del rreth 10 milionë euro. Por, nuk mund të harrohet, sepse janë fakte dhe shifra të freskëta, se qeverisjes Rama, 1 km në Austradën Tiranë-Elbasan, me gjatësi rreth 31 km, me dy tunele me gjatësi 2.4 m secili dhe shumica në terren të butë fushor e kodrinor, ka kushtuar afro 20 milionë euro ose afro 2-3 herë herë më shumë se në Rrugën e Kombit. Merret me mend se po rreth 2- 3 herë më e madhe ka gjasa të jetë edhe shifra e përfituar nga oligarkët e ndërtimit dhe firmosësit e licensës, tenderit apo PPP-ve për ata. “Të majtët” partiakë, qeveritarë, zyrtarë, gazetarë apo pensionistë…“harrojnë” me dashje apo duke bërë të “verbërin” dhe “të shurdhëtin” edhe se për as 2 km autostradë tek “Astiri” në Tiranë, Erion Veliaj e rriti në qiell faturën e 1 km autostradë, krejt në terren fushor, në rreth 15-20 milionë euro, duke ia dhënë fillimisht një recepsionisti të panjohur, pa iu djirsur akoma mjekrra dhe mustaqja, të Spitalit Amerikan???!!! Shprehur, sipas një fjale popullore, ‘të majtët” bëjnë tra qimen e qeverive dhe njerëzve të opozitës dhe nuk shohin traun tek qeveritë dhe njerëzit e tyre. “Partizanët filo Rama” dhe “kori antiBasha”, më së shumti e përgojojnë, kritikojnë dhe kundërshtojnëLulëzim Bashën, duke qenë të ngujuem nëpër kafene, pijetore, stolat e lulishteve, para ekraneve te televizorëve… Nuk lëvizën vendit as kur Lulëzim Basha dhe liderët e tjerë të opozitës, në krye të dhjetra mijërave protestuesve, sulmoheshin me gazra lotsjellës, shkopinj gome, grushte e shkelma nga policët e Edi Ramës dhe të Sandër Lleshajt. Biles plot prej spektatorëve “të majtë” i vështruan me ironi dhe tallje. Merret me mend, se sipas logjikës së atyreve që presin gjithçka nga Zoti në qiell, nga opozita në tokë, Lulëzim Basha me bashkëpunëtorët e tij, duhet të shkojnë shtëpi më shtëpi, kafene më kafene, pijetore më pijetore, lulishte më lulishte, në ballkone dhe wc, për t’iu lutur qytetarëve indiferentë apo të nënshtruar ndaj “të keqes rilindase”, që t’i braktisin këto dhe të mendojnë më shumë për veten dhe njerëzit e tyre të familjes dhe aspak për parti, kryetarë, fitore politike, që nuk sjellin të mira të shumta e të ndjeshme në dobi të nivelit të jetesës së shumicës së qytetarëve …!

Logjikshëm Lulëzim Bashës, edhe si qytetar holandez dhe me nivel të lartë të ardhurash, i lind e drejta të përgjigjet: “e përse duhet të lodhem, të sakrifikoj unë, për ju, kur nuk mendoni, më së pari për vetën tuaj, për fëmijët dhe familjet tuaja; kur nuk kuptoni se ne si opozitë, pasi kemi nxjerrë mësime nga gabimet dhe dështimet tona, kemi personalitete politike dhe profesionale dhe mundësi reale, për t’ju sjellë një qeverisje, të paktën rreth 20-25% më të mirë se kjo e 8 viteve të “rilindjes?” Nëse para rreth 5 vitesh, në një analizë botuar tek GSH, jam shprehur se “Basha është më i mirë për në Holandë se në Shqipëri”, në bisedën e 6 prillit në Opinion të TV KLAN më dha arësye të mendoj se tani mund të jetë më i mirë se Rama për Shqipërinë dhe shqiptarët.