Av. Zaçe Islami: Kryeministri, të mos guxojë të shkelë Vendimin e Kushtetueses, se do të përballet me revoltat popullore

470
Sigal

Qeveria më anti kombëtare e Edvin Ramës nuk bën asnjë transparencë lidhur me bisedimet kokë më kokë me Micotaqin dhe jo vetëm që ka dijeni, por po i lëpin këpucët Micotaqit, në këmbim të mbështetjes për të qëndruar në pushtet

Të provojë ta shkelë Vendimin e Kushtetueses kuislingu Edvin Rama, se pastaj “vrima e miut 1000 grosh”!

Petraq Barjami

Av. Zaçe Islami, e quan Ramën e vërtetë  si kryeministër me 100 fytyra, por aspak shqiptar, duke iu referuar deklaratës së tij, ku e quajti zgjerimin e Greqisë në 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë, si të drejtë e bazuar në Konventat ndërkombëtare. Av. Islami pohon se ky qëndrim i kryeministrit Rama, është akt tradhëtie dhe shkelja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të çojë automatikisht në luftë.

-Zoti Islami, kryeministri Rama, duke dashur të sqarojë qëndrimin e qeverisë së tij për deklaratën e kryeministrit Micotaqis për zgjerimin e detit në 12 milje nga Greqia, në kufirin detar Greqi-Shqipëri, tha se Greqia ka qëndrim korrekt, ndërsa shqiptarët nuk kuptojnë nga E drejta Ndërkombëtare për Detin. Ju, si jurist, si e kuptoni këtë të drejtë ndërkombëtare?

Kryeministri (jo) shqiptar tashmë, është i njohur si brenda dhe jashtë vendit si tradhëtar i interesave kombëtare, në funksion të interesave të tij politike, që do të thotë është një kryeministër kuisling i një qeverie kuislinge, të dalë nga një parlament kuisling. Këtu s’ka asgjë të re, pasi ky njeri ka 7- vjet që atë që thotë sot, e mohon të nesërmen. Çështja është se pse shqiptarët nuk ndihen? Të bënte Kiriako Micotaqi një deklaratë të tillë në dëm të interesave greke, do ishte ngritur i madh e i vogël dhe do përvëlonte Athinën, Selanikun, Patrën e të gjithë Greqinë. Ndërsa shqiptarët “gëk” para politikanëve tradhëtarë. Këtu e mbështet Kryeministri Rama deklaratën e tij duke na quajtur INJORANTË. Sa i përket të drejtës ndërkombëtare, juridikisht kjo është përcaktuar nga konventa ndërkombëtare për përcaktimin e kufirit ndarës midis dy shteteve që kanë një det të përbashkët. Juridikisht ky fakt u argumentua nga vendimi i GJYKATËS KUSHTETUESE SHQIPTARE. Shkelja e këtij vendimi çon automatikisht në luftë. Këtë Edvin Kristaq Rama dhe Kiriako Micotaqi  ta kenë të qartë si dritën e Diellit. Të provojë ta shkelë Vendimin e Kushtetueses kuislingu Edvin Rama, se pastaj “vrima e miut 1000 grosh!” Se sa korrektë janë grekët në marrëdhënie me  shqiptarët, historia e marrëdhënieve midis dy vendeve provon të kundërtën. Nuk është e para herë që grekët deklarojnë me arrogancë se do zgjerojnë kufirin detar në 12 milje detare.

Besoni, se deklarata e kryeministrit Micotaqis në Parlamentin grek, është produkt i marrëveshjes Greqi-Shqipëri, apo qeveria shqiptare nuk ka dijeni paraprake?

– Deklarata e Micotaqit  e bazuar në bisedimet sekrete të zhvilluara në Kretë dhe në Korçë midis dy ministrave të jashtëm respective, në fakt është propagandistike për konsum të brendshëm, pasi ai e di shumë mirë Vendimin e Kushtetueses Shqiptare. Por ai beson në tradhëtinë e Ramës. Qeveria më antikombëtare e Edvin Ramës nuk bën asnjë transparencë lidhur me bisedimet kokë më kokë me Micotaqin dhe jo vetëm që ka dijeni, por po i lëpin këpucët Micotaqit, në këmbim të mbështetjes për të qëndruar në pushtet.

– Edi Rama, si kryetar i Opozitës në 2009 e denoncoi marrëveshjen Greqi-Shqipëri, të firmosur edhe nga kryeministri Berisha. Madje atë marrëveshje Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë. Sipas jush, kjo marrëveshje e re detare mes Ramës dhe Micotaqis, ku Greqia zgjerohet 12 milje në kufirin detar, ku ndryshon për të mirën e Shqipërisë nga marrëveshja e 2009?

– Lidhur me marrëveshjen poshtëruese të vitit 2009 e cila nuk u ratifikua nga pala shqiptare por u rrëzua nga Kushtetuesja, si gjithmonë, shumëfytyrëshi kuisling Rama, mashtroi ashtu sikundër vazhdon të mashtrojë çdo ditë shqiptarët.  Si ajo marrëveshje, e cila dhe sot e kësaj dite i fshihet popullit shqiptar dhe kjo e kërrnackave të Ramës e Bushatit, janë të panjohura për zotin e vendit që është populli shqiptar. Si e para dhe e dyta janë 100% anti shqiptare dhe pro greke. Rama me sa duket e quan veten pronar të  trojeve shqiptare ndaj dhe na fyen e na quan injorantë, kryeministër që e diskrediton dhe e detyron të largohet një gazetare e re . Ky është Rama i vërtetë me 100 fytyra, por aspak shqiptar.

Kryeministri Rama dje u tha shqiptarëve se janë të paditur, e duhet të lexojnë Konventën e së Drejtës Ndërkombëtare për Detin, që të kuptojnë se Greqia ka të drejtë të zgjerohet 12 milje. Pse Shqipëria, nuk e ka këtë të drejtë, që edhe ajo të zgjerohet 12 milje?

-E ka botuar në shtyp konventën ndërkombëtare Rama? Asnjëherë, as ai, as paraardhësi i tij. Si mund të gjykojnë shqiptarët për një konventë, të cilën nuk e kanë parë askund  në dokumentacionin shqiptar? Shqipëria ka të gjitha të drejtat lidhur me 12 milje, aty ku janë hapësirë detare dhe kjo është e patjetërsueshme. Askush nuk mund t’ja heqë këtë të drejtë Shqipërisë.

Zoti Islami, pse kryeministri Rama dje u tha shqiptarëve, qeveria shqiptare e pranon fakt të kryer  zgjerimin e Greqisë në 12 milje në kufirin detar, kur ende Shqipëria nuk ka nënshkruar marrëveshjen me Greqinë dhe Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese?

– Rama mund t’i njohë Greqisë pronësi vetëm mbi bunkerin që ka bërë në Surrel, por asnjë cm² nga trualli shqiptar. Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të cilin jo Rama, por edhe i gjithë ky parlament kuisling që kemi, nuk mund ta ndryshojë. Kjo pasi trojet që na kanë lënë të parët tanë, troje të lara me gjak në shekuj, ne do t’i mbrojmë ashtu si deri më sot ME TË GJITHA ARMËT QË DISPONOJMË. Depot e armëve janë plot, ato nuk janë në dorë të Ramës por në duar të djemve e burrave shqiptarë që në momentin e duhur do t’i përdorin për të mbrojtur ATDHEUN.

A duhet që kryeministri Rama paraprakisht, se të pranonte publikisht fakt të kryer zgjerimin e Greqisë në 12 milje, të informonte Presidentin e Republikës të Shqipërisë, Parlamentin dhe partitë politike parlamentare?

-Kryeministri kuisling shqiptar nuk njeh as ligj, as Kushtetutë, as moral njerëzor e qytetar.  E gënjen mendja se është pronar i Shqipërisë dhe mund të bëjë si të dojë. Ai nuk ka mësuar nga historia, ai e di mirë se çfarë përgjigje i dhanë shqiptarët Esat Pashë Toptanit, por si duket e paska harruar. Një njeri që bën ligje për interesa personale dhe klanore nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në postin e kryeministrit. Këtu urgjentisht duhet të hyjë në lojë Presidenti i Republikës, me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura duke i dhënë përgjigjen që meriton Micotaqit.

A mund të konsiderohet Tradhëti Kombëtare qëndrimi  i pranimit të faktit të kryer nga  Kryeministri Rama, për zgjerimin e Greqisë në 12 milje në kufirin detar Greqi-Shqipëri?

– Natyrisht qëndrimi YES MEN! i Ramës para grekërve, është TRADHËTI E LARTË dhe ligji shqiptar e ka qartësisht të përcaktuar dënimin. Por nga ana tjetër unë do të pyesja: A ka ndonjë burrë shqiptar me gjak shqiptari në atë parlament që t’i thotë NDAL! këtij gangsteri politik?

A duhet që Parlamenti shqiptar të krijojë urgjentisht Komision Hetimor Parlamentar ndaj kryeministrit Rama për tradhëti Kombëtare?

-Kjo është detyrë e kryetarit të parlamentit i cili urgjentisht duhet të mbledhë të gjithë deputetët dhe jo vetëm të ngrerë komision hetimor, por njëkohësisht të bëjnë mocion votbesimi për shkarkimin e tij. Ky kryeministër po kërkon me çdo kusht të në futë në luftë, aktualisht është bërë rrezik kombëtar, ndaj largimi i tij është detyrë imediate e parlamentit dhe popullit shqiptar.

Faleminderit!

 

somario

Sa i përket të drejtës ndërkombëtare, juridikisht kjo është përcaktuar nga konventa ndërkombëtare për përcaktimin e kufirit ndarës midis dy shteteve që kanë një det të përbashkët. Juridikisht ky fakt u argumentua nga vendimi i GJYKATËS KUSHTETUESE SHQIPTARE. Shkelja e këtij vendimi çon automatikisht në luftë