Arben Malaj: Përgjigjet pa përgjigje janë sot forma më abuzive e administratës sonë publike

Përgjigjet pa përgjigje janë sot forma më abuzive e administratës sonë publike. Nuk do ta kisha besuar që përgjigjet pa përgjigje janë deri në nivelin më të lartë të saj, tek Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, jo e Kryeministrit. Përgjigjja e Sekretares së Përgjithshme të KM-së për kërkesën time për të më dhënë të gjithë informacionin për hapat dhe proceset përzgjedhëse për vendet anëtare të KMBSH-së, është jo etyimke sepse mungon integriteti, eshte edhe e paligjshme, pasi prektë drejtat universale të informimit, të drejtat kushtetuese per transparence dhe infiormim dhe ligji organik mbi të drejtën e informimit.
Nuk kam shprehja asnjë rezervë as private dhe as publike për ata që u përzgjodhën dhe që plotësojnë plotësisht jo thjesht kriteret
Nuk kam shprehur në letrën time asnjë rezervë apo akuzë përse nuk u zgjodha unë.
Por do të vazhdoj të kërkoj me forcën e logjikës dhe kulturës shtetformuese se informacioni dhe transparenca nuk janë dhurata qeveritare, por detyrime shtetërore të pavonuara, të pacenuara dhe të padeformuara.
Ne ate keter ku me erdhi nje pergjigje pa pergjigje dhe serisht sot kerkoj :
1. kopje të rregullores si përzgjidhen nga qeveria çdo propozim i saj;
2. cili është komisioni i përzgjedhur në çdo rast dhe për këtë rast;
3. Kush ishin kandidatët konkurrues
4. Cili është pikëzimi për kandidatët, cili është relacioni i komisionit të përzgjedhjes dhe e f
Kopjo te mbledhjes se Keshillit te Ministrave
Këto të dhëna nuk i bllokon dot as Rama dhe askush tjetër,
Mosdhënia e tyre rrit masën e dëmit të shtetit shqiptar në procesin tonë gjyqësor, që deri tani ka 5 vite në pritje, nga 2021 deri në 2026.
Procesi i Përzgjedhjes (The Gateway) së Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe i çdo të mandatuari nga qeveria për institucionet kushtetuese të vendit, ku nuk veprojnë “mbretëritë kryeministrore”, janë:
I. Konkurrim i Hapur:
1. Një proces që mbikëqyret nga një komision i pavarur (jo politik).
2. Testimi i Kompetencave: Fokus te lidershipi, menaxhimi i krizave dhe hartimi i politikave.
3. Transparenca: Shpallja publike e pikëzimit për të shmangur emërimet preferenciale.
Sigal