Akademiku Artan Fuga: Profilet gjeneraliste universitare, kanceri i formimit të rinisë shqiptare

992
Sigal

Sigurisht që profile studimesh universitare si filozofi e përgjithshme, sociologji e përgjithshme, histori e përgjithshme, gjuhë të huaja të përgjithshme etj., do të thahen, tkurren, mbyllen sepse nuk ka studentë.

Studentët u treguan më të shpejtë sesa politikat arsimore.

U gënjyen nja njëzet vjet tani u doli gjumi, u doli propaganda e lavazhit të truve, u doli pija!

Kështu zgjohet populli, me braktisje totale! Mos e detyroni!

Nuk është ky fare problemi. Ato degë sikurse universitetet gjeneraliste janë bërë kanceri i formimit të rinisë shqiptare. Lëshojnë metastaza që zgjerohen pa fund dhe kapin e degradojnë dhe tregun e punës.

Ato nuk duhej t’i thante mençuria popullore, por politikat arsimore!

Politikat tona qëndrojnë në bisht të spontanitetit popullor, “bishtizëm” e quante një politikan para nja 100 vjetësh këtë gjë!

Po ku ka politika pa studime!!!

Nuk është fare problemi aty.

Mjaft me tradicionalizma të shekullit, madje të mijëvjeçarit të kaluar.

Problemi është se duhen transformuar rrënjësisht profilet e studimeve në profile dinamike, të shekullit të ri!

Nuk dini ta bëni, pyesni, mos qëndroni me grep në dorë buzë Lanës!

Por, ne flemë, senatet flenë, ministria fle, politika fle.

Po mosni more se i morët në qafë e do na zërë gjynahu i tyre, mosni bre!

A keni fëmijë vetë o njerëz!

ba ba le !