Të punosh në punën që urren, rrezikon sëmundje të rëndë të zemrës

578
Sigal

Nëse shkoni me frikë në punë ju mund të keni një rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës.

Duke pasur një punë të keqe mund të jetë e dëmshme për zemrën tuaj, sipas një studimi të ri të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Kërkimeve Mjedisore dhe Shëndetit Publik.

Kjo është plotësisht e saktë, sidomos nëse ke një menaxher që nuk i beson.

Hulumtuesit kanë shikuar 400 mijë punëtorë amerikanë dhe kanë gjetur se ata që punojnë në vende ku nuk u besojnë shefave të tyre ka më shumë gjasa të pijnë duhan dhe kanë presion të lartë të gjakut, diabet, obezitet dhe kolesterol të lartë.

Puna në një mjedis me besim të dobët u përcaktua si një punë në të cilën nuk mund të vareshit nga ‘mirëkuptimi, ndershmëria dhe respekti i ndërsjellë midis mbikëqyrësit dhe vartësit’.

Në thelb, kjo do të thotë që nëse ke një shef që nuk iu respekton apo trajton në mënyrë të drejtë, ka më shumë gjasa që të përjetosh faktorët e rrezikut për sëmundjen kardiovaskulare-shkaku numër i një i vdekjes në botë.

Stresi gjithashtu ka një ndikim të madh, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut-një faktor tjetër rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.