Sylvester Stallone nxjerr në shitje Suvin e tij të ëndrrave, një apartament luksoz me katër rrota

305
Sigal

Sylvester Stallone ka vendosur të shesë Suvin e tij të personalizuar për një çmim rreth 350 mijë dollarë.

Mjeti është një Cadillac Escalade i cili është praktikisht si një apartament superluksoz me katër rrota. Kabina, në të cilin mund të rrijnë 5 të rritur, është e veshur e gjitha me lëkurë.

Në pjesën e pasme ka sedilje luksoze, më sistem elektrik të cilat kanë hapësirë për 3 persona. Ka edhe një tv LCD 43 polësh me një procesor audio dixhitale dhe një ruter specifik ushtarak me dy karta sim për një lidhje interneti të pandërprerë.