Sipas astrologëve, ja cilat janë shenjat e zodiakut që duhet të bëjnë shumë kujdes këtë javë, 8-14 Qershor

335
Sigal

Dashi-Këtë javë do të mund të vini në praktikë ato që keni mësuar gjatë eksperiencës suaj në punë dhe gjatë studimeve. Ka nga ata që do të fillojnë një punë të re, kurse të tjerë do të kenë mundësinë të ndjekin kurse në internet. Do t’ju duhet të tregoheni të kujdesshëm megjithatë, sepse Hëna, Venusi dhe Dielli janë vendosur në pozicion të pafavorshëm. Për këtë shkak deri ditën e mërkurë do të ndiheni disi nervozë. Të enjten gjërat do të marrin rrugën e zgjidhjes dhe do të keni fat në çështjet e zemrës.

Demi-Pritet që për këtë javë financat të jenë të paqëndrueshme. Plutoni dhe Urani do të jenë të kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do t’ju duhet të bëni një analizë të hollësishme të gjendjes suaj ekonomike, duke reduktuar edhe shpenzimet, në mënyrë që të mos hasni vështirësi më vonë. Në fundjavë do të rifitoni energjitë dhe do të keni mundësinë të ndërtoni diçka të qëndrueshme. Vetëm bëni kujdes të mos tregoheni arrogantë. Një qëndrim i përulur do të ishte më i përshtatshëm këto ditë.

Binjakët-Në përgjithësi do të jeni me fat gjatë kësaj periudhe. Yjet do të radhiten në anën tuaj, duke jua mbushur ditët me gjallëri dhe pozitivitet. Do t’ju ecë mbarë dhe në dashuri. Tregohuni të vëmendshëm ndaj sinjaleve që do të merrni. Do të jeni të favorizuar në aspektin profesional dhe do të jepni më të mirën e mundshme. Sidoqoftë, ditën e premte klima në punë do të rëndohet disi dhe do të jetë më mirë të mos bini pre e provokimeve.

Gaforrja-Do t’ju duhet që gjatë këtyre ditëve të bëni kompromise. Në këtë javë të parë të qershorit, çështjet e zemrës do të jenë më delikatet. Duhet të përpiqeni të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte, kur Hëna do të kalojë në shenjën e Akrepit. Falë njerëzve të dashur që ju gjenden pranë, mund t’i përballoni vështirësitë pa shumë problem. Familjen nuk duhet ta lini mënjanë asnjëherë.

Luani-Do të përjetoni një javë disi më të vështirë krahasuar me ato të mëparshmet. Fati nuk mund të jetë pafundësisht në anën tuaj. Fillimi i javës do të jetë i mbushur me risi, kurse fundjava pritet që të jetë më e qetë. Do t’ju duhet të bëheni paksa krijues dhe të shfrytëzoni më mirë idetë tuaja. Nëse do të dini të përfitoni nga gjërat e vogla që ju rrethojnë, këto ditë do të jenë të mbushura me surpriza.

Virgjëresha-Ky muaj mund të rezultojë i mbarë për ju në një kohë të mëvonshme, por hëpërhë telashet nuk do t’ju ndahen. Durimi juaj do të vihet në provë. Ndokush prej jush do të përjetojë sprova të rënda. Prandaj është e këshillueshme që të tregoheni të duruar dhe të rrethoheni gjithmonë nga njerëz, të cilëve u besoni. Kaloni më shumë kohë në shoqërinë e miqve të mirë apo të partnerit, pasi kjo do t’ju ndihmojë të kapërceni krizën e momentit.

Peshorja-Të lindurit e kësaj shenje janë gjithmonë në kërkim të ekuilibrit. Për fat të keq, këtë javë do të ndiheni pesimistë. Me përjashtim të dy ditëve të para të javës, në ditët që do të pasojnë, pesimizmi do të bëhet bashkudhëtari juaj. Kjo gjë do të reflektohet edhe në aspektin profesional, duke ju bërë joproduktivë. Nëse gjatë ditëve të kaluara ju është dukur se nuk jeni në lartësinë e duhur, gjatë kësaj jave duhet të tregoni që jeni më se të denjë për të fituar besimin e të tjerëve.

Akrepi-Të lindurit e kësaj shenje do të arrijnë t’i përballojnë këto ditë pa shumë vështirësi. Do të hasni pengesa që do t’jua vështirësojnë realizimin e qëllimeve tuaja, por gjithsesi nuk është asgjë e pakapërcyeshme. Ka nga ato ditë që duket sikur yjet ju kanë harruar, por në fakt kjo duhet t’ju motivojë që të bëni përpara, duke ju përkushtuar aktiviteteve të reja apo dhe pasioneve, si sporti e të tjera.

Shigjetari-Me çfarëdo vështirësish që do të përballeni gjatë këtyre ditëve, do të jeni në gjendje t’ia dilni mbanë, duke fituar kështu admirimin e të gjithëve, të eprorëve dhe të kolegëve. Po fillon për ju një periudhë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni më energjikë dhe fatin do ta keni në anën tuaj. Java do të rezultojë më e mirë nga ç’e prisnit. Bëni vetëm kujdes të mos bini në qetësi më shumë nga sa duhet.

Bricjapi-Do të ndiheni këtë javë më energjikë se kurdoherë, gati-gati do t’ju duhet vetja të pathyeshëm. Bëni kujdes të mos e ekzagjeroni me reagimet tuaja apo të mos rraskapiteni, pasi dhe energjia nuk është e pashterueshme. Në punë ndokush mund të mbajë një qëndrim armiqësor ndaj jush. Do të bënit mirë të sqaroheshit dhe të vendosnit pikat mbi “i”., duke mos lejuar që të shkelin dinjitetin tuaj.

Ujori-Falë hijeshisë që ju karakterizon, do të jeni në gjendje të arrini gjithçka që dëshironi. Pamja juaj e jashtme, elokuenca dhe aftësia që keni për t’i bindur të tjerët, të mbështjella këto me një tis misteri, do të bëjnë që të tërhiqni vëmendjen e personave me të cilët do të përballeni. Nuk përjashtohet mundësia, megjithatë që në çështjet e zemrës të përjetoni ndonjë zhgënjim. Me raste mund t’ju duhet të mbyllni njërin sy, në mënyrë që gjërat të mos acarohen më tej.

Peshqit-Do të jeni përgjatë këtyre ditëve më të heshtur se kurrë. Të metat e partnerit do t’ju shkaktojnë pakënaqësi, por në vend të përballjes do të zgjidhni heshtjen. Në këtë mënyrë, vetëm sa do të krijoni një ngërç në marrëdhënien tuaj. Edhe në aspektin profesional do t’ju duhet të përpiqeni shumë për të pasur sukses. Përvishjuni punës, që të kapërceni pengesat, dhe me siguri që do t’ia dilni mbanë.