Protagoniste e filmit italian, Klaudia Pepa ndan imazhet e para nga xhirimet

121

Pak ditë më parë, Klaudia Pepa njoftoi se do të jetë protagoniste në filmin italian “Reverse”, ndërsa shprehej e entuziazmuar që po bënte realitet ëndrrën e saj më të madhe.

“Më në fund ëndrra ime po realizohet dhe në fund të muajit do të realizoj filmin tim të parë. Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar.

Dua t’ju falënderoj ju dhe familjen time për mbështetjen që vazhdoni të më jepni”, theksoi Klaudia në një video që ndau në rrjete sociale.

Ndërkohë, xhirimet kanë nisur me 17 Gusht në Abruzzo, dhe së fundmi balerina ka ndarë me ndjekësit disa foto nga xhirimet e filmit.

Klaudia shfaqet me një veshje në ngjyrë të zezë duke xhiruar me grupin e punës, ndërsa shkruan: “Ja dhe eksperienca ime e parë si aktore për filmin Reverse. Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur për këtë rrugëtim të ri.”

Bëhet fjalë për një thriller, ku do të interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të debutojë dhe Klaudia Pepa e cila do të interpretojë krah Beppe Convertini.