Pas sulmeve ndaj Ukrainës, një tjetër ikonë botërore e muzikës anulon performancën e tij në Rusi

Muzikanti Iggy Pop ka anuluar performancën e tij në Festivalin Park Live të Moskës pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Iggy, i cili ishte frontmeni i një prej grupeve më me ndikim të të gjitha kohërave “The Stooges”, duhej të dilte para audiencës së Moskës më 10 korrik, por si shumë të tjerë, ai vendosi të bashkohej me mbështetjen e vendit të sulmuar dhe anuloi performancën e tij.

NOA

“Performanca e Igija Pop në Moskë më 10 korrik 2022 u anulua. Përballë ngjarjeve aktuale, kjo është diçka e nevojshme. “Mendimet tona janë me ukrainasit dhe të gjithë njerëzit e guximshëm që kundërshtojnë këtë dhunë dhe kërkojnë paqe”, thuhet në njoftimin zyrtar në Twitter.

Kujtojmë, pas rënies së The Stooges, Iggy filloi një karrierë të suksesshme solo.

Ai njihet në mbarë botën për energjinë e tij të egër në skenë, ndërsa karriera e tij është shënuar nga hite si “The Passenger”, “I’m Bored” dhe “Lust For Life”.