Nora Istrefi një “kopje” e së ëmës, këngëtarja publikon foton e rrallë

463
Sigal

Nora Istrefi është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Prej disa vitesh në skenën muzikore shqiptare, Nora ka sjellë një sërë këngësh që kanë patur shumë impakt te publiku.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokative.

Por së fundmi, këngëtarja e hitit “Anna” është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të rrallë kur ka qenë fare e vogël.

“Baby Nora” ka shkruar artistja krahas fotos së ëmbël që ka publikuar.

Ndërkaq, këngëtarja ka publikuar edhe një foto të mamasë së saj, kur ka qenë e re dhe ku vihet re ngjashmëria e frikshme e saj me të ëmën.

Mamaja e Norës duket identike me të, pavarësisht modelit të flokëve dhe teknikës së make up-it që ka qenë shumë ndryshe asokohe.