Neymar nuk ndreqet, i rrèmben të dashurën këngëtarit të famshëm që e kishte dhe mik

321
Sigal

Prej kohësh ishte përfolur se futbollisti brazilian Neymar kishte nisur një lidhje të re me një nga modelet më të komentuara në media, Natalia Barulich. Gjithçka ishte aludim, ndërsa tani ky lajm është i konfirmuar.

Natalia, e cila ka qenë për shumë gjatë në një lidhje me këngëtarin kolumbian, Maluma, duket se është larguar prej tij dhe ka konfirmuar vetë lidhjen e re me Neymarin. Ajo ka postuar një foto krahas futbollistit nga kopertina e revistës ‘GQ’ ku krah fotos ka shkruar ‘ Bonnie & Clyde’.

Mediat e huaja raportuan se Maluma ishte mik me brazilianin, por pasi ka mësuar lidhjen e Neymarit me Natalian ka marrë vendimin e papritur dhe e ka prishur shoqërinë disa vjeçare me futbollistin.