Netflix konfirmon zyrtarisht sezonin e 2-të të ‘Squid Game’

180
Sigal

Seriali i dytë i Squid Game po kthehet zyrtarisht dhe tashmë kanë nisur diskutimet me Netflix për një sezon të tretë.

Netflix ka konfirmuar deklaratat e më përparshme të krijuesit të serialit fenomenal, Hwang Dong-Hyuk.

Njoftimi është bërë në një postim në rrjetet sociale ku thuhet se Squid Game është rikthyer zyrtarisht për një sezon të dytë!

Postimi shoqërohet me një ‘ngacmim’ të shkurtër me kukullën famëkeqe Red Light, Green Light, si dhe një mesazh nga skenaristi, regjisori dhe producenti ekzekutiv i serialit të famshëm që pushtoi botën.

Në një deklaratë, Hwang Dong-Hyuk tha: “U deshën 12 vjet që sezoni i parë i Squid Game të vinte në jetë vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë për t’u bërë seriali më i njohur në historinë e Netflix.” Më pas, pasi ka falënderuar fansat për dashurinë që kanë treguar në serial, zbulon disa nga personazhet që do të rikthehen në ciklin e dytë.

Sipas tij, në episodet e reja do të shohim sërish Gi-hun dhe Front Man, burrin me kostum, ndërsa do të shfaqet edhe djali i Young-hee.

Vlen të theksohet se Netflix nuk bën të ditur asnjë informacion tjetër për sezonin e dytë, megjithatë, siç është shprehur Hëang, sezoni i dytë pritet kah fundi i vitit 2023 ose fillimi i vitit 2024.

Kujtojmë që Squid Game u publikua në Netflix më 17 shtator 2021 duke bërë namin kudo. Vihet re se në 28 ditët e para të publikimit, ai mblodhi 1.65 miliardë orë shikime, duke u ngjitur në krye të listës së serialeve më të njohura në historinë e Netflix.