Kim dhe Pete shijojnë romancën/ Kanye i bindur t’i ndajë, bën deklaratën e papritur: Ai vuan nga Sida

221
Sigal

Kim Kardashian po vazhdon të shijojë romancën e saj me Pete Davidson.

Çifti janë fotografuar në Los Angeles teksa dolën për të darkuar.

41 vjeçarja ishte e shoqëruar nga i dashuri dhe motra e saj Khloe.

Vetëm një natë më parë, çifti morën pjesë në një darkë në rezidencën e themeluesit të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, me vlerë 175 milionë dollarë në Los Angeles, përpara se të ktheheshin përsëri në hotelin e “Davidson” në Beverly Hills.

Image

Por, teksa Kim po shijon romancën me Pete, ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, po bën çdo gjë që t’i ndajë.

Së fundmi, ai ka habitur me një deklaratë për të dashurin e ish-gruas së tij.

Image

“Pete Davidson vuan nga SIDA”, mësohet se i ka thënë Kanye njerëzve të tij të afërm.

Gjithashtu, reperi në këngën e tij ‘diss’, ka thurur edhe disa vargje kundër Pete: “Zoti më shpëtoi nga përplasja, vetëm që të mund të rrah të pasmet e Pete Davidson.