Aubameyang mes Barcelonës dhe Juventusit, por gjithçka varet nga Morata

161
Sigal

Barcelona dhe Juventusi duket se nuk dinë të ndalen në merkaton e janarit. Të dyja klubet, kanë bërë oferta zyrtare për Pierre-Emerick Aubameyang.

Bisedimet vazhdojnë dhe gjithçka do të varet nga Alvaro Morata. Nëse spanjollin qëndron te Juventusi, atëherë Aubameyang merr avionin për në Barcelonë, ndryshe mund t’u bashkohet bardhezinjve.

Gjthsesi bëhet fjalë për një lëvizje që mund të ndodhë në orët e fundit të merkatos, pasi për momentin Barcelona është bllokuar nga Dembele, i cili ende nuk është larguar.