Ja sa fitojnë vetëm më një postim blogeret e njohura në Instagram

518
Sigal

Instagrami është kthyer në një rrjet mjat të rëndësishëm për blogerët dhe kështu një trampolinë shumë e mirë për fitimin e të ardhurave. Dhe po flasim për shifra marramendëse.
Në disa raste, mundësitë e bërjes së parave mund të jenë befasuese, me blogeret e famshme që kapin mijëra dollarë fitime për një postim të vetëm.

Shoqëria e inteligjencës së medias sociale Blogmeter ka bërë një përllogaritje të shifrave që fitojnë disa prej influencuesve më të mëdhenj në ‘Instagram’.

Në top 10-shen është edhe Chiara Ferragni, e cila ndodhet në vend të gjashtë dhe ka afërsisht 16 milionë ndjekës. Për një postim në Instagram, blogerja e njohur paguhet rreth 12.000 dollarë.

Mjafton t’i hedhim një sy veshjeve të saj, avionë privatë e pushimeve mjaft të kushtueshme, për të kuptuar kështu ndikimin ndikimin e madh në jetën e gjithsecilit, të këtyre blogerëve të modës.

‘Kurorën’ e mban Huda Kattan. Ajo ka 31.8 milionë ndjekës dhe rrjedhimisht fiton 18.000 dollarë për një postim.

Në vend të dytë qëndron Cameron Dalls, i cili fiton rreth 17.000 dollarë, i ndjekur nga Jennifer Selter me një fitim prej 15.000 dollarësh.

Po ashtu, pjesë e listës janë edhe Nash Grier, Zoe Sugg, Julie Sarinana, Aimee Song, Danielle Bernstein dhe Liz Esëein