Angelina Jolie i rikthehet filmave me superheronj, zbulon rolin e ri

537
Sigal

Pas suksesit të madh që pati me rolin e saj tek filmi “The Maleficent”, Angelina Jolie duket se ka gati suksesin e radhës.

Së fundmi aktorja ka konfirmuar se do të bëhet pjesë e një filmi me të njëjtën tematikë.


Bëhet fjalë për filmin “The Eternals”, dhe pjesë t tij janë disa aktorë shumë të njohur.

Filmi me superheronj ka protagonistë yjet botërorë si Richard Madden, Salma Hayek dhe Kumail Nanjiani.

Ai pritet që të shfaqet për herë të parë në nëntor të vitit 2020 dhe mësohet se historia ka të bëjë me disa qenie të pavdekshme.

Ky produksion do të realizohet në bazë të librit të animuar me të njëjtin emër nga Jack Kirby.