Egli hap zemrën duke shprehur se i beson Gjestit 100%

43
Sigal

Egli ka ndarë disa mendime në lidhje me raportin e saj me Gjestin gjatë një bisede të zhvilluar mëngjesin e sotëm, me Rozanën dhe Livian, duke theksuar se kanë pasur disa periudha tensioni dhe pajtimi gjatë ditëve të fundit.

Ajo ka shpërndarë shqetësimin e saj se mungesa e komunikimit nga ana e Gjestit ndikon negativisht në gjendjen e saj emocionale.

Gjatë bisedës, Egli ka theksuar se Gjesti është personi i vetëm që i beson plotësisht dhe se ajo ka besim të pakushtëzuar në të. Po ashtu, ajo ka përmendur se pas letrës që Gjesti kishte lexuar dhe ku kishte bërë disa shënime, ata kanë pasur një bisedë për çështjet që ishin përmendur, përfshirë një shkrim të fshirë nga ana e tij.

Megjithatë, ata kanë sqaruar se ende nuk kanë zyrtarizuar asgjë dhe se lidhja mes tyre është në një fazë “miqësie”.

Gjesti, nga ana tjetër, ka përmendur shpesh ish-të dashurën e tij gjatë këtyre ditëve, me të cilën ka kaluar pesë vjet lidhje, duke treguar se ndihet në borxh me të dhe mes tyre nuk ka më gjë.