Akuza, kërcënime dhe panik, çfarë po ndodh në pallatin mbretëror?

508
Sigal

Revista “In Touch” është media e parë që ka botuar disa thashetheme vërtet të bujshme që kanë elektrizuar shoqërinë e lartë britanike. Sipas revistës, Princi William mund të ketë pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me fqinjën e tij aristokrate, Rose Hanbury, e njohur edhe si markezë e Cholmondeley, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

“In Touch” citon një burim sekret pranë familjes mbretërore, teksa tregon se pas publikimit të lajmeve, Kate u përball menjëherë me William, i cili  qeshi duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë.

Revista pohon se pavarësisht mohimeve të Williamit, Kate e urdhëroi atë që të mos shoqërohej më me familjen Cholmondeley.

“Ata duken si një çift i përkryer që nuk mund të bëjë asgjë të gabuar. Por realiteti është se shumica e çifteve kanë probleme dhe William dhe Kate nuk janë ndryshe. Këtë gjë e dinë të gjithë, tradhëtia e tyre nuk është sekret për askënd në pallat”, citon burimi.

Më tutje thuhet se çifti nuk do të ndahet, por skandali ka tronditur pallatin mbretëror dhe martesën e tyre. Avokatët e familjes tashmë kanë nisur të bëjnë paralajmërime dhe kërcënime për pasoja ligjore pas publikimit të detajeve të thashethemeve, të cilat janë përhapur me shpejtësi pasi Cholmondeley është një nga familjet më të mëdha aristokrate në Britani. Burri i Rose, Markezi i Cholmondeley, njihet ndryshe si regjisori dhe aktori David Rocksavage. Ai është dy dekada më i vjetër se bashkëshortja e tij, një ish-modele dhe kanë 3 fëmijë.

Historia ka nisur menjëherë të krahasohet me atë të Princit Charles i cili pati një lidhje me Camilla Parker Bowles ndërkohë që ishte i martuar me Dianan.