Sigal

Besojmë se shumë prej jush ju ka ndodhur të shihni në rrjete sociale foto, quize dhe teste të ndryshme psikologjike, të cila ju ftojnë të zgjidhni enigma ose thjesht të luani për pak minuta. Shumë prej tyre janë vërtetë argëtuese dhe ju tundojnë të provoni njohuritë që keni, prandaj përse të mos sfidoni veten. Në qoftë se ju mungon një lojë e tillë, Living ju fton të shihni me vëmendje foton e mësipërme (e cila po thyen rrjetin kohët e fundit) dhe të na tregoni se cila është kafsha e parë që dalloni në të. Përgjigja mund të zbërthejë disa elementë interesantë të karakterit dhe perceptimit tuaj.

1.Një pëllumb: Pëllumbi është simbol i paqes, i shpresës dhe i dëlirësisë. Përpiqeni të gjeni pozitivitet në gjithçka që ju rrethon, për këtë arsye shpeshherë konsideroheni edhe si model frymëzues për të tjerët. Nuk ju intereson aspak bota materiale pasi gjeni prehje tek ndjenjat dhe shpirti.

2.Një flutur: Flutura përfqasëon bukurinë dhe kënaqësinë. Jeni të ndërgjegjshëm që jeta është shumë e shkurtër dhe përpiqeni të shijoni çdo moment të saj. Jeni paska naivë, aq sa ju duket sikur bota është një fushë e mbuluar me lule, të cilat janë të destinuara për ju, por miqtë e vlerësojnë edhe këtë tipar tuajin. Vazhdimi i artikullit:

3. Një shqiponjë: Shqiponja është e lirë. Ju pëlqejnë avneturat dhe dëshironi të provoni eksperienca të reja. Jeni egoist dhe doni të fluturoni më lartë se të gjithë, krenarë dhe të fortë jeni në gjendje të shihni gjërat që të tjerët nuk mund të dallojnë. Kjo lloj pavarësie është tunduese, por edhe mund t’i trembë të tjerët në të njëjtën kohë.

4. Një qen: Qeni është i lidhur drejtpërdrejt me besnikërinë dhe familjen. Jeni vetëmohues kur bëhet fjalë për nevojat dhe dëshirat e atyre që doni. Njerëzit ndihen gjithmone të sigurt në shoqërinë tuaj dhe ju vlerësojnë si mik, mikeshë shumë të mirë.