Zbulohet specia më unike në botë, njihuni me “Peshkaqenin me xhepa”

770
Sigal

Planeti ynë është vendbanim i një numri të pafundëm speciesh të ndryshme.

Ekziston një numër i madh krijesash që ende nuk janë zbuluar nga shkenca, pavarësisht metodave të avancuara që përdoren për të zbuluar jetë të gjallë edhe në vendet më misterioze të Tokës.

Së fundmi, një specie tepër e rrallë është zbuluar në Gjirin e Meksikës.

Bëhet fjalë për “Peshkaqenin me xhepa”, i cili rritet deri në 14 centimetra.

Ajo që e bën të veçantë këtë krijesë unike është ndriçimi që lëshon herë pas here, për shkak të një lënde që përmban trupi i tij, e cila në kontakt me oksigjenin ose ujin e ngrohtë çliron dritë.

Quhet “Peshkaqeni me xhepa” për shkak të dy xhepave që ka pas krahëve të tij, funksioni të cilave ende nuk është zbuluar.

Shkencëtarët e kanë klasifikuar atë si specien më të re të zbuluar në Tokë.