Zbulo tiparin që e bën shenjën tënde mikun/en perfekt/e

43
Sigal

Kur bëhet fjalë për miqësinë, çdo shenjë ka diçka unike për të ofruar. Zbulo “dhuntinë” e shenjës tënde!

Dashi

Gjithmonë është aty për miqtë dhe mbështet çdokënd që i kërkon ndihmë. Dashi s’ua zgjat shumë njerëzve që i lëndojnë miqtë dhe është gati për debat, në çdo orë!

Demi

Një mik/e me të cilin/ën mund të rrish rehat, të pish një gotë verë dhe të flasësh për gjithçka? Nëse e ke gjetur, me shumë mundësi është Demi. Kjo shenjë është super besnike dhe të dëgjon si terapisti më i mirë.

Binjakët

Nëse ka diçka që Binjakët dinë ta bëjnë më së miri është të festojnë. Binjakët përshtaten me situatat, njerëzit dhe mjediset si kameleonë dhe praktikisht, shkojnë mirë me këdo. Nëse do personin ekstrovert që bën biseda me këdo, kërko për atë që është shenja e Binjakëve.

Gaforrja

Gaforrja a.k.a mam ii horoskopit do të kujdeset për çdo gjë. Që nga pyetja: “A ke ngrënë” e deri te “mos pi shumë”, Gaforrja është ai person që s’ta kursen kurrë mbështetjen emocionale dhe një përqafim të çiltër.

Luani

Fakti që Luani vdes për vëmendje, nuk do të thotë që nuk do të të japë edhe ty nga drita e vet. Luani ta tregon dashurinë në mijëra mënyra dhe po të pati vërtet xhan, të llaston pafundësisht.

Virgjëresha

Nëse ke një shoqe të ngushtë Virgjëreshë, konsideroje veten me shumë fat, sepse është një ndër shenjat që organizon çdo kaos. Nëse ke një problem, Virgjëresha do të të gjejë nja 5 zgjidhje, që po t’i mendosh, të gjitha funksionojnë

Peshorja

Peshorja do që të ketë harmoni në çdo aspekt jetësor, ndaj balancon gjithçka që ndodh përreth. Është racionale, jep këshillat e duhura dhe super të sinqerta.

Akrepi

Pavarësisht se ç’thuhet vërdallë për Akrepin, sërish është një shenjë që përjeton shumë ndjesi dhe empati, ndaj nëse ke një problem, mos u çudit kur Akrepi të lërë gjithçka ka në dorë dhe të të vijë në ndihmë.

Shigjetari

Shenja më aventuriere e horoskopit është e drejtpërdrejtë dhe ka aftësinë të ta thotë troç atë që mendon, por pa tingëlluar rëndë dhe pa takt.

Bricjapi

Askush nuk të motivon më mirë se një Bricjap. S’ka rëndësi në ç’stad je në jetën tënde, Bricjapi do që ti të bësh më të mirën, të arrish të bëhesh versioni më i mirë i vetes dhe të kesh kudo sukses.

Ujori

Ujori s’e ka fare në fjalor fjalën “paragjykim”, ndaj nëse do të ndash me dikë edhe mendimin më të errët, pa pasur frikë për mimika apo shprehje gjykuese, shko me vrap te një Ujor.

Peshqit

Nëse gjendesh në një situatë të paqartë në jetën tënde, me siguri, Peshqit do të të ndihmojnë të shohësh më qartë dhe të gjesh një zgjidhje të vlefshme.