Zbulimi i madh në Egjipt, ekspozohen 100 sarkofagë dhe statuja të gjetura në varrin antik (Fotogaleri)

317
Sigal

Autoritet egjiptiane kanë shfaqur në publik zbulimin e madh të kryer disa javë më parë në një varrezë antike në Kairo, ku u gjetën 100 sarkofagë me mumje.

Sipas tyre, të gjitha mumjet ishin të mbuluara me rrobë. Mendohet se mumjet janë perandorët pjesë e dinastisë Ptolemaike të cilët kanë udhëhequr vendin nga vitet 320 p.e.s dhe deri në vitet 30 p.e.s.

Gjithashtu janë zbuluar dhe 40 statuja antike të cilat i përkasin viteve 664 para erës sonë.

Ky është zbulimi i rradhës nga arkeologët në Egjipt pasi edhe në muajin Shtator u gjendën 140 sarkofagë të mbyllur me mumje brenda tyre.

Ministri i Turizmit në Egjipt, Khaled el- Anany, u shpreh se të gjitha zbulimet do të vendosen në Muzeun e Madh të Egjiptit i cili është duke u ndërtuar shumë pranë Piramidës së Gizës.